124 raste të reja me COVID, 4 humbje jete. Zona e Sarandës dhe Delvinës pa raste

08/08/2014:43

Shperndaje:


Gjatë orëve të fundit janë konfirmuar 124 raste të reja me COVID- 19 dhe 4 humbje jete.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale  informon se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 500 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 124 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi Covid 19.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 33 raste në Tiranë, 19 në Elbasan, 9 në Mirditë, 8 në Lushnje, nga 7 raste Fier, Krujë, 6 në Korçë, nga 4 raste në Shkodër, Durrës, Vlorë, Divjakë, 3 në Tropojë, nga 2 raste në Kurbin, Lezhë, Pukë, nga 1 rast në Kavajë, Kamëz, Pogradec, Tepelenë, Fushë-Arrëz, Dibër, Malësi e Madhe, Vorë, Maliq, Patos.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore.

Një apel edhe për qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura.

Ruani distancën fizike, lani shpesh duart, përdorni maska ose barriera mbrojtëse në ambiente publike apo kudo ku nuk është e mundur të ruhet distanca, dezinfektoni objektet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni. 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Delvinë – Zjarri djeg edhe shtëpinë e një polaku – VIDEO
Delvina në flakë: Natë ferri dhe përballje me zjarrin – VIDEO
Na ndiqni në rrjetet sociale
Fshehu të dhëna me rëndësi për hetimet, Prokuroria Sarandë procedon penalisht OPGJ
LAJM I MIRË – Zjarri në Syrin e Kaltër është arritur të fiket
Policia: Kemi zbardhur rastin e zjarrit në Lukovë – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.