12-vjeçarja konsumon një sasi medikamentesh, transportohet me helikopter drejt Tiranës

29/10/2518:34

Shperndaje:

12-vjeçarja konsumon një sasi medikamentesh, transportohet me helikopter drejt Tiranës

 

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Delvinë, ku një vajzë 12-vjeçare është transportuar me urgjencë drejt Tiranës pasi ka konsumuar një sasi tableta medikamentesh që përdoret zakonisht nga persona që vuajnë nga sëmundja e Epilepsisë.

 

 

E mitura u dërgua fillimisht nga familjarët në urgjencën e spitalit të Sarandës në gjendje të rënduar shëndetësore. Sipas dëshmisë së familjarëve, ata e kanë gjetur vajzën pa ndjenja në banesë dhe e kanë transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore.

 

Mjekët e spitalit të Sarandës konfirmuan se pas analizave të para, rezultoi se 12-vjeçarja kishte konsumuar disa tableta që i përkisnin një anëtari të familjes. Pas ndërhyrjeve të menjëhershme, për shkak të gjendjes së rëndë dhe moshës së mitur, u vendos që pacientja të transportohej me helikopter drejt Tiranës për trajtim të specializuar.

 

Gjendja e saj shëndetësore mbetet e paqartë, ndërsa mjekët vijojnë ndjekjen e rastit për të përcaktuar sasinë e saktë të medikamentit të konsumuar dhe efektet që mund të ketë shkaktuar në organizëm.

 

Qytetari denoncon: OSHEE më kërkon 287 mijë lekë për një faturë të paguar në vitin 2009 – VIDEO

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Braçe: Karteli i naftës kërcënon sigurinë kombëtare, duhet shembur modeli i këtij tregu
Halo Group Industrial kërkon punëtorë të motivuar dhe seriozë
Shiten pajisje profesionale kuzhine në Sarandë për arsye rinovimi
The Collector Hotel Boutique kërkon Sanitare, Kamarier/e dhe Banakier/e
Jetonte në lulishtet e qytetit, një jetë e vetmuar mbyllet tragjikisht në Sarandë
Il Vesuvio Pizza & Pasta në Sarandë kërkon staf

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.