1.3 miliard lekë/ Këtë verë Syri i Kaltër me rrugë të shtruar dhe ambjente të sistemuara

14/01/2117:38

Shperndaje:


Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura synon që të kthejë Syrin e Kaltër në një destinacion eco-turistik, përmes një projekti që, së pari do të përqendrohet në infrastrukturën për të aksesuar parkun.
Projekti parashikon disa elemente që nisin me rikonstruksionin e rrugës ekzistuese nga degëzimi i rrugës nacionale Gjirokastër – Sarandë deri te diga ekzistuese ku është vendosur pika e kontrollit dhe biletaria për të hyrë në park.
“Kjo ndërhyrje parashikon rikonstruksionin e rrugës ekzistuese me gjerësi 6 metra duke përmirësuar nënshtresat e saj si dhe riveshjen me tapet asfaltobetoni. Rikonstruksioni i rrugës se brendshme ekzistuese të Parkut duke përmirësuar dhe duke riparuar nënshtresat e tabanin e rrugës, duke vendosur tombino në vendet ku ka nevojë për shkak të vijave të ujit që e përshkojnë atë.

Siç përshkruhet edhe në vizatimet teknike në krah të korsisë së automjeteve janë korsia e biçikletave dhe ajo e këmbësoreve, të cilat janë të shtruara me rezinë korsia e vrapimit dhe me asfaltobeton korsia e biçikletave” thuhet në dokumente.

Një tjetër element ku do të ndërhyhet është ai për rikonstruksionin e disa pasarelave ekzistuese në brendësi të parkut për ti kthyer ato të përdorshme nga vizitorët. Ndërhyrja konsiston kryesisht në zëvendësimin dhe përforcimin e elementeve metalike të tyre si dhe zevendësimin e dyshemesë me dërrasa në vendet ku është dëmtuar.

Projekti parashikon ndërtimin e disa belvedereve ku e para do të jetë në afërsi të burimit të syrit të kaltër, që konsiston në krijimin e një platforme me strukturë mbajtëse metalike të veshur me dysheme druri dhe parmakë xhami, nga ku vizitorët do të mund të shijojnë bukuritë e burimit të Syrit të Kaltër.

Tre belvedere të tjera me strukture druri në tre pika të përshtatshme përgjatë shtigjeve që do të hapen (sipas përshkrimeve të mëposhtme) , për krijimin e mundësisë së shëtitjeve këmbësore të vizitoreve. Fondi limit për zbatimin e projektit është 1 miliard e 300 milionë lekë të vjetra dhe ofertat nga operatorët mund të dorëzohen deri në 15 shkurt 2021. Monitor.al


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

4 premtime të pambajtura, qytetarët të përjashtuar nga vendimmarrja për projektet në Sarandë
Progonati SHPK kërkon Shefe Finance, Arkëtare dhe Faturiste
Investitorët strategjikë marrin portet turistike pa garë dhe bëhen pronarë të përjetshëm
Butrinti fiton në transfertë ndaj Këlcyrës dhe mbetet në ndjekje të kreut
Këlcyra – Butrinti / LIVE – Butrinti kërkon kreun e rënditjes
Shërbimet ‘online’ pa alternativë po e kthejnë dixhitalizimin në barrë për më të dobëtit

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.