VIDEO/ Kinoteatri i Sarandës i shkatërruar, pushteti lokal asnjë vëmendje ndaj artit

20/06/2013:17

Shperndaje:


https://youtu.be/OxBC6zPVVJ4

 

Këto pamje që të tronditin i përkasin ambienteve të brendshme të një institucioni që duhet të ishte model pasi misioni i tij është të përcjellë kulturë dhe art.
Kinoteatri i Sarandës është në gjendje të mjerueshme. Prej 20 vitesh nuk ka pasur asnjë investim.
Stola dhe xhama të thyer, kolona të plasaritura, mure plot lagështi, gardëroba e vjetëruar.
Që prej vitit 1997 kinoteatri vetëm degradon. Më shumë i ngjan një depoje të braktisur se një vatre arti.
Prej pandemisë shfaqjet janë pezulluar. Artistët e paktët nuk guxojnë të flasin pasi i tremben heqjes nga puna.
Vetëm Haki Spaho aktor i estradës, sot në pension flet me një gjuhë të ashpër dhe për këtë fajëson pushtetin lokal, i cili në dy dekada nuk ka kryer asnjë investim.
Vitet e fundit madje i ndryshuan dhe emrin duke e quajtur qendra kulturore.
“Gjendja e kinoteatrit është katastrofike si rezultat i të gjitha krizave. Shkatërrimi ka filluar këtu e 20 vjet. Që ju kalua në varësi pushtetit vendor që nuk ka treguar asnjë lloj kujdesi. Nuk kanë bërë asnjë investim. Sot quhet qendër kulturore”, thotë aktori.
Aktori Spaho sqaron se ky qytet vuan dhe për artistët profesionistë.
“Nuk ka estradë profesioniste, nuk ka orkestër frymore, organika e këtij institucioni është aq qesharake sa ngelesh i gozhduar në vend. Nuk po del brezi i ri i artistëve muzikantë dhe arti i Sarandës po mbaron. Këtu ka forca të tilla që të zhduket arti i Sarandës”, shprehet Spaho.
Spaho gjithashtu tregon se arti në Sarandë po degradon se dhe ambientet të tjera artistike janë zaptuar dhe transformuar në lokale.
“U mor holli i madh u kthye në  klub tregëtie. U prish Teatri i Kukullave dhe u kthye në shtëpi banimi dhe lokal. U prish Galeria e Artit dhe u dha, për ta bërë private, dyqan dhe lokal. Të gjitha kabinat e kinoteatrit ju dhanë klubit sportiv”, shtoi ai.
Kërkuam reagim për ndonjë investim të mundshëm në kinoteatër por zyrtarët e bashkisë së Sarandës nuk pranojnë të përgjigjen.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.