Vendos tub shkarkimi të ujrave të zeza në katin e shtatë

IMG_5188Vendos tub shkarkimi të ujrave të zeza në katin e shtatë, procedohet penalisht. Ngjarja e pazakontë mësohet të jetë raportuar në polici nga fqinjët. 56-vjecari vendosi tubin e shkarkimit të ujrave të zeza në banesën e vet që ndodhet në lagjen nr. 1 të qytetit të Sarandës.

 

Sipas raportimit të policisë më datë 24.02.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin V.K, vjeç 56, banues në Sarandë, pasi dyshohet se në lagjen nr.1, në katin e 7 të pallatit, ku banon, ka vendosur një tubo shkarkimi të ujërave të zeza. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor, Sarandë, për vlerësim.