Vangjel Dule tenton gllabërimin e organizatës Omonia

02/04/188:08

Shperndaje:


Pas dështimit të madh që pësoi në zgjedhjet e 25 qershorit, ku Vangjel Dule nuk arriti të bindte minoritetin grek të votonte për Partinë Demokratike, ku ishte futur si pjesë e listës së kësaj partie, tani kryetari i PBDNJ Vangjel Dule i ka hedhur sytë nga organizata e minoritetit Omonia.
Nga burime të Saranda Web mësohet se Vangjel Dule ka organizuar mbështetisit e tij për të hedhur në dorë me cdo kusht organizatën Omonia, e cila nuk iu bind gjatë fushatës së 25 qershorit për të mbështetur Partinë Demokratike, por doli në mbështetje të kandidatëve të partisë tjetër Mega.
Duke qenë se Omonia në javët në vijim po hyn në procesin e zgjedhjes së strukturave të reja dhe kryetarit të ri, Vangjel Dule ka filluar nga puna për marrjen në kontroll me mbështetësit e tij fillimisht të Komisioneve që do të organizojnë zgjedhjet, për ta patur nën kontroll gjithë procesin zgjedhor.
Në zgjedhjet e 25 qershorit në bashkinë e Finiqit PD, e cila kishte në listë Vangjel Dulen dhe nga ku shpresonte të siguronte mbështetjen e minoritetit mori vetëm 17 % të votave.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Shërbimet ‘online’ pa alternativë po e kthejnë dixhitalizimin në barrë për më të dobëtit
Banorët në Piqeras 4 orë pa energji, OSHEE nuk u përgjigjet në telefon
Tatimet paralajmërojnë influencerat: “Ne e dimë sa keni fituar – deklarojini, ndryshe do të gjobiteni”
ASHK: Tani mund të kontrolloni të dhënat e pronës tuaj edhe nga telefoni – DETAJET
Euro bie, ushqimet më shtrenjtë se në Greqi, qytetarët detyrohen të blejnë në Janinë
Yakuza Umi Restaurant & Sushi në Ksamil kërkon Staf. Ofrohet akomodim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.