Universiteti i Sarandës – ndikim pozitiv në zhvillimin ekonomik e kulturor të Sarandës

Nga Vanesa KOKA
Dritare të reja njohurie janë hapur për të rinjtë të cilët frekuentojnë Universitetin e Sarandës.
Saranda ka një komunitet arsimdashës i pasqyruar nga rezultatet e gjimnazistëve të Hasan Tahsinit, të cilët kanë arritur vende të para në rang kombëtar sikurse ishte dhe rasti i nxënëses Oljana Xhafa në vitin akademik 2016-2017 madje kanë fituar edhe “Prizmin e artë”.
Ky kontigjent është një bazë e shëndoshë për Universitetin e Sarandës . Universiteti i Tiranës Filiali Sarandë rrit mundësinë e të rinjve për t’u arsimuar, megjithatë natyrshëm lind pyetja: Përse do te duhej një i tillë, kur vetëm 65 km më tej ndodhet universiteti i Gjirokastrës?
Zija Lika pedagog pranë këtij universiteti shprehet se : ” Idea për këtë degë lidhet me nevojën që ka sot rajoni i Sarandës, ku po gjen një shtrirje përherë e më të madhe hoteleria dhe përgjithësisht shërbimet turistike në një vend që jo më kot është përcaktuar si “kryeqyteti turistik i vendit”. Vetë e ardhmja turistike dhe zhvillimet e këtij sektori për rajonin jugperëndimor të vendit do të jenë të tilla që do të synojnë rritje krahasuar edhe me ritmet e shpejta që shënohen sot.”
Saranda është një qytet port i rrethuar nga tre site arkelogjike siç është ai i Butrintit, prej vitesh pasuri e trashëgimisë së kulturës botërore të UNESCO-s, të qytetit antik të Foinikes dhe të Onhezmit .Ndërkaq, ka një numër jo të vogël pedagogësh nga Saranda të kualifikuar në Universitetin e Tiranës dhe Gjirokastrës, të fushës ekonomike, gjuhëve të huaja edhe me titull shkencor etj, do të preferonin të jepnin kontributet e tyre në këtë degë si filial universiteti në Sarandë. Studentët që ndjekin fakultetin ekonomik të Universitetit publik të Tiranës në profilin “Hoteleri-turizëm” kanë mundësinë dhe përparësinë e konvertimit në praktikë të njohurive ekonomike e shkencore në këtë fushë përmes praktikave profesionale, punësimeve sezonale ose me kohë të pjesshme.
Universiteti i Sarandës është hapur në vitin 2008, degët e këtij universiteti janë Administrim Biznesi si dhe Gjuhë e Huaj. Universiteti numëron 168 studentë të diplomuar në degën e infermerisë. Aktualisht në vitin akademik 2017 – 2018 frekuentohet nga 260 studentë ku 80% e tyre janë vendas dhe 20% janë nga rrethet e tjera sipas informacioneve zyrtare. Hapja e filialit universitar të sarandës ka patur ndikim pozitiv në zhvillimin ekonomik e kulturor të Sarandës duke treguar se nuk ka qënë thjesht një ide e nxituar dhe e paargumentuar.