U tmerruan nga ushtarët e armatosur në Gjirokastër, turistët kinezë strehohen në Sarandë

08/10/1914:48

Shperndaje:


Prezenca e ushtareve te Olta Xhaçkes ka alarmuar 60 turiste kineze qe kishin mberritur mëngjesin e sotëm ne Gjirokaster, raporton JuguLajm

Dy autobuze te ardhur nga kryeqyteti shqiptar te mbushur me turiste nga Kina me destinacion Gjirokastren, jane larguar pa u ankoruar mire ne sheshin “Cerciz Topulli” mengjesin e sotem. Prezenca e forcave ushtarake te armatosur deri ne dhembe ka alarmuar se tepermi kinezet te cilet kishin planifikuar te qendronin tre dite ne dy hotele te Gjirokastres.

Operatori turistik qe kishte prenotuar 45 dhoma ne dy hotele ne zonen e vjeter te qytetit, ka paguar 20% te vleres totale te prenotimit dhe eshte larguar menjehere si pasoje e presionit qe kishte nga turistet kineze qe moren arratine nga prezenca e ushtareve te armatosur.

Shoqeruesi shqiptar rrefen per Jugulajm.net se turistet kineze kane qene te moshes se trete kryesisht dhe nuk u qetesuan per te qendruar ne Gjirokaster ndonese spegimet dhe sqarimet kane qene te parreshtura.

Dy autobuzet me kineze, jane u larguan nga Gjirokastra për t’u strehuar në Sarandë.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Artan Meçani emërohet trajner i ri i skuadrës Butrinti
KLSH: “Energo-Sas” kishte dijeni për çarjet në digë para se të ndodhte katastrofa
Magazinë me materiale ndërtimi në Qafë Gjashtë kërkon Shofer
Restorant “Lori” në Ksamil kërkon Zgarist dhe 2 Pjatalarëse. Ofrohet akomodim
Plagoset me çifte: Më goditi një gjuetar natën në mal. Policia dyshuese
Akt i rëndë vandalizmi – Dhunohet varri (FOTO)

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.