Tempulli antik, Metoq

07/12/1520:06

Shperndaje:


Tempulli antik Metoq ndodhet në krahun e djathtë të rrugës SarandëDelvinë në një nga kodrat e fshatit Metoq.

Mbi sipërfaqen e kodrës duken gjurmët e Tempulli antik Metoq të ndërtuar me blloqe gurësh. Ata janë të mëdhenj të punuar mirë nga të katër faqet e jashtme dhe të gufmuar nga faqja ballore.

Blloqet e gurëve janë të vendosura në të thatë dhe të puthitura mirë me njëra tjetrën. Trashësia e murit është e barabartë me trashësinë e bllokut 0.90 m, kurse lartësia e ruajtjes së tij arrin deri në 1.30 m.
Tempulli ka një planimetri katërkëndëshe me përmasa 10×10 m.

Tempulli antik Metoq
Tempulli antik Metoq

Gjurmë muresh duken edhe rreth Tempullit, të cilat me sa duket kanë lidhje me të. Në sipërfaqen e kodrës ka fragmente enësh të ndryshme si vegje dhe funde amforash helenistike dhe romake.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Ionian Premium Villas kërkon Punonjëse për Pastrim
GRILL REPUBLIKA në Shëtitore kërkon Punonjëse pastrimi dhe Pjatalarëse
Hotel ONIX në Ksamil kërkon Punonjëse Pastrimi
Ishte në gjendje të dehur, djeg aksidentalisht banesën e tij
13 të arrestuar në doganën greke të Mavromatit (Qafë Botë)
Ina Majko emërohet zv.ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.