Syri i Kalter, legjenda e gjarprit gjigant
SYRI I KALTER LEGJENDA
Syri i Kalter – Legjenda – Nga thellësia e tunelit, përmes të cilit uji del në sipërfaqe… Burimi merr ngjyrën blu, që i ngjan bebes së syrit. Po sa fillon rrjedhën, ngjyra fillon e çelet drejt së kaltrës.
Bimësia që rrethon Syrin në pjesën e lartme të tij i ngjan më shumë qerpikëve… Ndaj me të drejtë është quajtur “Syri i Kaltër”. Ai është burimi më i madh dhe më interesant ndër 18 burimet që shpërthejnë rrëzë malit të Gjerë. Sot gëzon statusin e monumentit të natyrës.
Thellësia e tij është tepër e madhe, arrin deri në 45 metra. Ai ndodhet përballë fshatit Krongj, 45 metra nën nivelin e luginës së Drinos. Syri i Kaltër është burim me ujëra të freskëta dhe të ëmbla i rrethuar me bimësi të dendur. Ketu gjelbërimi eshte i përhershëm. Peshku që rritet dhe kultivohet këtu është pestrova, një peshk i shijshëm…
LEGJENDA E SYRIT TE KALTER
Legjenda e Syrit te Kalter – “Një herë e në një kohë, fryu një erë kaq e fortë… Sa tundi detin nga fundi dhe deti nxori një gjarpër… Ra një re dhe gjarprin e hodhi në malin e Sopotit… Gjarpri gjigant hante kafshët e njerëzit dhe të mbjellat i prishte… U ngrit një plak, ngarkoi një gomar me thasë me eshkë dhe vajti afër lubisë e i vuri zjarrin eshkës.
Kur gjarpri hëngri gomarin, zjarri i eshkës përbrenda e dogj. Bisha briti, ‘Ku je ti det, që më bëre kokën dhe ti lumë, vëllai im…!’. E u shtri për vdekje. U nis deti nga Vivari dhe lumi nga Sopoti, por s’e proftasën dot. Në agoninë e ngordhjes gjarpri përplaste bishtin në faqen e malit, ku mbetën shenjat që duken. Qysh nga ajo kohë deti me malin janë të lidhur me njëri-tjetrin si baba e bir”.
Përsëritja e legjendës te Syri i Kalter
Syri i Kalter, legjenda – Në tetor të vitit 2002 bukuroshja e “nënës natyrë” ishte në agoninë e vdekjes. Të gjithëve u erdhi keq, por vetëm kaq. Për koincidencë, pikërisht kur drejtuesit e Leçes erdhën në Shqipëri për të biseduar për Syrin e Kaltër… Ai shteroi dhe u kthye në një sy të verbër, me ngjyrë të bardhë. Shumë njerëz në Sarandë besuan se ishte gishti i Zotit. “Ishte dënim për ata që donin ta shisnin”, pëshpëritnin. “Katër ditë luftoi uji i Syrit të Kaltër me lumin që i lëshonte nga sipër gurë dhe zhavorr”… Thoshin të moshuarit.
Legjenda – Kush e pagëzoi Syri i Kalter?
Syri i Kalter, legjenda – Emërtimi “Syri i Kaltër” ka lindur shumë më vonë… Në vitet ’50, kur u bën studimet e këtyre burimeve për t’i përdorur në hidrocentralin e Bistricës. Thuhet se emrin, ia vuri një prej inxhinierëve të rinj… Të cilit i kujtonte sytë e kaltër të së fejuarës së tij. Thonë se të gjithë inxhinierët që endeshin në këto burime e quanin kështu… Sepse s’mund ta quaje ndryshe një burim aq të kaltër… Me një rreth jeshil dhe me një njollë të zezë në mes.
Mene Lula eshte një prej inxhinierëve ndërtues të hidrocentralit së Bistricës. Ai thotë se edhe pelegrinazhi që bëjnë sot nuset në ceremoninë e martesës… Duke kaluar para se të hyjnë në shtëpinë e re të dhëndrit… Ka lidhje me hyjnizimin e mistifikimin e kësaj dhurate të natyrës. Ajo simbolizon pastërtinë morale, bukurinë femërore. Por edhe hijeshinë e nuses-nimfë të dalë nga ujërat kristal, sipas legjendës së Panit të Madh.
SARANDA WEB TV – 24 ORË ONLINE
Website sarandaweb.net
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb
Na ndiqni:
Postimet e fundit
NJOFTIM PUNËSIMI në Restorant në Bulevardin e Sarandës për Prill-Tetor. Me akomodim & ushqim
06/04/177:40
Olta Xhaçka: Plazhet ua japim të fortëve mos të vijnë njerëz nga malet me çadra në duar – VIDEO
06/04/177:40
Freedom House: Demokracia në Shqipëri asnjë përmirësim, liria e medias e përkeqësuar
06/04/177:40
Vijon aksioni për heqjen e makinave të braktisura nga rrugët e Sarandës
06/04/177:40
Banori denoncon me lotë në sy: Më dhunuan varrin e gjyshit
06/04/177:40
SYRI I KALTER
06/04/177:40
Yacht Premium Hotel hap aplikimet për stafin e restorantit (maj-shtator)
06/04/177:40
NJOFTIM PUNËSIMI për disa pozicione pune në Blue Sky Bar-Restorant. OFROHET akomodim
06/04/177:40
Kërkohet kujdestare për orët e natës për një grua të moshuar në lagjen 4 Kodër Sarandë
06/04/177:40
CAFFÈ BORBONE ALBANIA HAP VENDE PUNE VAKANTE PËR TEKNIK EKSPRESI
06/04/177:40
Rezervime
River & Sea Side Apartament
06/04/177:40
Dhomë dyshe me ballkon – Vila Park Bujari Ksamil
06/04/177:40
Vila Alvin, apartament 1+1, Kati 2
06/04/177:40
Apartament Ionian Saranda Sea
06/04/177:40
Apartamenti 4 – Vila Stupende
06/04/177:40
Suvenire
Pelikani i Butrintit – Imitim mozaiku i Butrintit, punim nga Agur Kapo
06/04/177:40
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 30
06/04/177:40
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 32
06/04/177:40
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 24
06/04/177:40
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 12
06/04/177:40