Strukturat e PD Sarandë angazhim për pjesëmarrje masive në tubimin e Presidentit

26/02/2010:04

Shperndaje:


Strukturat e Partisë Demokratike Dega Sarandë janë angazhuar maksimalisht për grumbullimin e sa më shumë demokratëve për tubimin e thirrur nga Presidenti Meta më 2 Mars.

Ky angazhim ka ardhur pas mesazhit të kryedemokratit Lulzim Basha, i cili urdhëron strukturat e partisë të dalin në datën 2 mars në tubimin e presidentit Ilir Meta në bulevard.

‘Si qytetarë që duam që vendi të bëjë hapa para drejt konsolidimit të demokracisë, duhet t’i përgjigjemi çdo thirrje në mbrojtje të Kushtetutës dhe funksionimin demokratik të institucioneve të pavarura. Prandaj unë e mbështes tubimin e thirrur nga Presidenti për Kushtetutën!’, shkruan Basha.

Ndërkohë më tej ai lë edhe dy porosi, që ky mesazh të shpërndahet tek të gjitha strukturat e partisë dhe për më shumë informacionet do t’i jap Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Hari Lena GROUP kërkon Menaxher Shitje për Sarandë
La Mar Restaurant kërkon Kamarier/e, Ndihmës Kamarier/e dhe Sanitare
Zyra Western Union Sarandë kërkon Korrier për të shpërndarë pakot
Vodhën skaf dhe gomone në Korfuz, 1 i arrestuar dhe 3 në kërkim – VIDEO
Lamtumirë Andrea Prifti – shembull humanizmi në spitalin e Sarandës
Fast Food STATION kërkon Punonjës Fast Food-i  dhe Punonjëse Pastrimi

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.