Sarandiotët: Gjykim skandaloz në Cërrik

07/12/159:59

Shperndaje:

Sarandiotët: Gjykim skandaloz në Cërrik

Sarandiotët kanë ngelur të pakënaqur me gjykimin në ndeshjen me Turbinën. Futbollistët e Butrintit janë të indinjuar dhe të zhgënjyher me Gjyqtarin Gjeci që sipas tyre është shkaktari kryesor I prishjes së takimit dhe mohimit të tre pikëve.

Disa prej futbollistwve të Butrintit e kanë quajtur “Kamikaz” gjyqtarin Gjeci pasi me veprimet e tij dashakeqëse I mohoi 3 pikëshin e merituar Sarandiotëve. Futbollistët shprehen se takimi po shkonte mirë dhe se gjendeshin në avantazh 1-2 por djersa dhe mundi ynë në fushën e lojës përbaltën nga ky Gjyqtar I papërgjegjshëm I cili gjatë gjithë lojës jepte faulle të paqëna në dëm të Butrintit shprehen ata.

Madje ky Gjyqtar shprehen futbollistët u bë gazi I botës në sy të publikut dhe tonit njëhkohësisht në momentin e penalltisë kur gjyqtari anësor sinjalizon pozicion jashtë loje duke ngritur flamurin lart ndërsa gjyqtari Gjeci me papërgjeshmërin e tij të plotë akordon penallti në dëmin tonë.

Sipas tyre ky “Kamikaz” nuk duhet të arbitrojë ndeshje në Kategorinë e Parë. Futbollistët e Butrintit janë të zhgënjyher edhe për kartonat e shumtë të verdhë që Gjyqtari Gjeci u akordoi në këtë takim plot 7 të verdha madje edhe 2 kartona të kuq duke I lënë me 9 futbollistë në fushë. Kjo tregon edhe njëherë shprehen futbollistët e Butrintit se Gjeci arbitroi keq me dashje në favor të ekipit kundërshtar.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.