Saranda pjesë e turit çiklistik me pjesmarrje nga vende të tjera evropiane

24/05/179:33

Shperndaje:


ciklist sarandeSaranda pjesë e turit çiklistik me pjesmarrje nga vende të tjera evropiane.
Rreth 50 ciklistë të kombësive të ndryshme janë nisur nga qyteti i Vlorës për të përfunduar në Sarandë.
I pari që kaloi vijën e finishit ishte ciklisti Italian Francesco Buongiorno me kohën 3 orë 17 minuta e 47 sekonda, i ndjekur nga Pierpaulo Ficara me kohën 3.18.21 ndërsa në podium u ngjit Davide Orrico me kohën 3.20.35.
Ndërkohë që në finishin e sprintit i pari doli ciklisti Michele Gazzara, i ndjekur nga Bob Wubben e Pierpaulo Ficara.

Në ceremoninë e finishit morën pjesë edhe zyrtarë të Bashkisë Sarandë.
Ditën e sotme gara çiklistike filloi para Bashkisë Sarandë në orën 09:00 për t’u nisur drejt qytetit të Fierit.
Duhet theksuar se gara ka pasur një organizim perfekt sidomos nga ana e Policisë së Shtetit.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Artan Meçani emërohet trajner i ri i skuadrës Butrinti
KLSH: “Energo-Sas” kishte dijeni për çarjet në digë para se të ndodhte katastrofa
Magazinë me materiale ndërtimi në Qafë Gjashtë kërkon Shofer
Restorant “Lori” në Ksamil kërkon Zgarist dhe 2 Pjatalarëse. Ofrohet akomodim
Plagoset me çifte: Më goditi një gjuetar natën në mal. Policia dyshuese
Akt i rëndë vandalizmi – Dhunohet varri (FOTO)

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.