Rritet numri i pensionistëve në administratën e Bashkisë Sarandë

07/09/1814:40

Shperndaje:


Një nga fenomenet më të cuditshme në administratën e Bashkisë Sarandë është se edhe pas daljes në pension të zyrtarëve të kësaj bashkie, ata vazhdojne aktivitetin e tyre, duke mos hapur kështu rrugë për ndryshime dhe punësime të reja.
Një burim nga bashkia Sarandë tregon për Saranda Web se numri i pensionistëve që ende vazhdojnë të punojnë në këtë administratë ka shkuar në 22 persona, të cilët megjithëse kanë mbushur moshën e daljes në pension, ende vazhdojnë të punojnë në këtë administratë.
Disa muaj më parë dhjetra të rinj u entuziazmuan kur pas një prononcimi të deputetit Alket Hyseni për këtë çështje u duk se do të kishte një reagim nga bashkia Sarandë duke larguar pensionistët për të hapur rrugë kështu për punësimin e të rinjve, por edhe pse kanë kaluar 7 muaj prej atëherë, asnjë prej pensionistëve nuk është larguar.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Ionian Premium Villas kërkon Punonjëse për Pastrim
GRILL REPUBLIKA në Shëtitore kërkon Punonjëse pastrimi dhe Pjatalarëse
Hotel ONIX në Ksamil kërkon Punonjëse Pastrimi
Ishte në gjendje të dehur, djeg aksidentalisht banesën e tij
13 të arrestuar në doganën greke të Mavromatit (Qafë Botë)
Ina Majko emërohet zv.ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.