Rama nē Sarandë: Pas kurrizit tim ulërasin një grup njerëzish që duan të bëjnë zhurmë

22/06/1921:25

Shperndaje:


Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë Edi Rama thumbi protestuesit e PD të cilët janë mbledhur në anën tjetër të sheshit duke kërkuar largimin e tij.
“Ne jemi mbledhur këtu për të bashkëbiseduar, për t’u parë dhe për t’i dhënë dorën njëri tjetrit. Pas kurrizit tim janë mbledhur një grusht njerëzish që ulërasin, jo për të ballafaquar me ne idetë, por për të bërë zhurmë. Janë mbledhur për të prishur këtë takim. Këtu ka shumë njerëz të rinj por ka edhe të tjerë që e kujtojnë regjimin komunist.
Ajo parti lindi nga shpresa për Shqipërinë si e gjithë Europa ndërsa sot po e ndan Shqipërinë nga Europa. Tani unë nuk dua të flas shumë për Sarandën dhe Delvinën sepse thashë se kemi bërë jo pak gjëra dhe shumë të tjera mbeten për të bërë. Ju kam thënë na jepni votën në këto 4 vite të bëjmë më shumë se në vitet e tjera të marra së bashku”, tha Rama.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Muzeu Delvinë – historia, tradita dhe trashëgimia kulturore e qytetit të Delvinës
Butrinti ndeshje në transfertë ndaj Maliqit, Delvina synon fitore për zonën play-off
31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen dhe qëllon me armë në ajër, kapet nga Policia
ALYACHT PREMIUM HOTEL në Sarandë kërkon punonjëse Sanitare / Lavanderi
Dita e Verës në Sarandë, aktivitete për fëmijë dhe performanca artistike në shëtitore – VIDEO
Të shtënat me armë pas konfliktit mes të rinjve, 4 persona të shoqëruar dhe 2 në kërkim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.