Rama: Fillojmë ndërtimin e aeroportit të Sarandës

22/06/1921:21

Shperndaje:


Nga Finiqi Rama tha se se shumë shpejt do nisë puna për ndërtimin e aeroportit të Sarandës i cili do shkurtojë distancën me Athinën.”Do shkurtojmë rrugën më Athinën duke ndërtuar aeroportin.
Aeroporti i Sarandës që është premtuar, po ju them se kemi filluar punën dhe do të fillojmë ndërtimin e tij brenda mandatit të ri, këtu aeroporti do të ketë nisur nga puna në një kantier real..
Nuk jap data dhe afate sepse është lidhur me partnerë të tjerë. E kam mësuar dhe unë. Dëshira ime është që ta përfundojmë por më mirë të jemi të kujdesshëm, nëse na duan më shumë do e mbarojmë para afatit. Besoj se ka ardhur koha që t’ia japim këtë gjë jugut. Ka nevojë edhe për këtë pikë ulje dhe dalje që i mungon”, tha Rama.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.