Qytetarët nuk binden nga përgjigjia e Bashkisë, do protestojnë të shtunën ora 10:00

08/11/1918:45

Shperndaje:


Pavarësisht reagimit të sotëm nga ana e zyrtarëve të Bashkisë Sarandë se inertet e hedhura në plazhin e Centralit do të shërbejnë vetëm si kantier për makineritë e kompanisë Fusha shpk dhe se plazhi do të rikthehet në gjendjen fillestare, qytetarët nuk janë bindur dhe shprehen se do të zhvillojnë protestën e tyre të shtunën ora 10:00
REAGIMI:
JO! N.q.s. territori natyral i plazhit përdoret si kantjer ndërtimi, plazhi shkatërrohet përfundimisht, edhe sikur firma e ndërtimit ta “kthejë në gjendjen si ka qenë”.
Për fotografi mund ta kthejë, por kurrë si ka qenë!
Zalli e rëra natyrore nuk riparohet!
Shirat e vjeshtës e të dimrit do çojnë gjithë llumin e sheshit të ndërtimit në det e deti nuk do kthjellohet kurrë.
Pra ai plazh, siç thashë, pas përfundimit të punimeve mund të duket “siç ka qenë”, apo më bukur, por cilësia e ujit, dhe rëra e hedhur me buldozer nuk do jenë kurrë origjinalja e pastërtia që njohim ne në breza.
Përse kantjeri i ndërtimit nuk bëhet në Çukë a Limjon, por u gjet vija bregdetare për ta bërë?!
Është krim të shkatërrosh diçka origjinale e natyrore sepse kështu i vjen për mbarë firmën së ndërtimit.
Mbase projekti është shumë i bukur (në letër), por të paktën zbatimi i tij është skandaloz e i papranueshëm.
Prandaj qytetarët sarandiot të ndergjegjësuar për reagimin e tyre do të bashkohen nesër tek Centrali historik i Sarandës! – thuhet në reagimin e organizatorëve.

https://www.facebook.com/143672462471081/posts/1330075130497469/


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.