Pritet koka e Pashait, zëvendësohet nga Stefan Çipa

Koço Kokëdhima ka dhënë dorëheqjen përpara se të merrej vendimi për shkarkim nga të gjitha pozicionet e tij drejtuese në Partinë Socialiste.
Ai e bëri këtë të ditur gjatë fjalës së mbajtur në Asamblenë e Partisë Socialiste, ku ndër të tjera u shpreh:
“Shkarkimi im u nis që prej shumë kohësh më parë. Më zëvëndësuat në pozicionet e mija në Vlorë dhe ndaj ju mblodhët firmat kundra meje, 150 firma. Jap dorëheqjen e parevokueshme nga të gjitha pozicionet e mija drejtuese në PS. Jemi bërë gazi i botës, keni pushuar nga puna njerëz të përkushtuar dhe këtë e keni bërë me urdhërin tuaj z. Rama. Nëse të do kryetari mund të kesh post, nëse të do populli nuk ndodh asgjë”tha Kokëdhima.
Koço Kokëdhima akuzoi Edi Ramën dhe Gramoz Ruçin si përgjegjës të një plani për likuidimin e tij politik.
Ai tha se, e gjithë kjo që po ndodh është vazhdimi i një plani gjakftohtë për të më likuiduar politikisht.
Kokëdhima deklaroi para Asamblesë edhe dorëheqjen nga posti i sekretarit. Njeriu më i pushtetshëm deri para pak kohësh në Jug tha se, në këtë punë mbi trevjeçare ishte njohur “me njerëz shumë të mirë në Grupin Parlamentar të PS-së, në kryesinë e partisë, në asamble dhe kongres”.
“I falënderoj nga zemra dhe u jam shumë mirënjohës për mbështetjen. Me përunjësinë më të madhe dua të falënderoj socialistët dhe qytetarët e thjeshtë të Shqipërisë, këtu dhe në emigracion, që besojnë tek unë dhe më kanë dhënë gjithë atë mbështetje të madhe dhe emocionuese, gjatë gjithë kohës, por sidomos këto 6 muajt e fundit”, u shpreh Kokëdhima.
Asambleja ka votuar për largimin e tij edhe nga radhët e saj, ndërsa postin e Sekretarit të Reformës Strukturore dhe Emigracionin ia deleguan ish-kryetarit të Bashkisë Sarandë, Stefan Çipës
pashai-i-jugut