Policia jep njoftimin e rëndësishëm: Si mund të udhëtoni jashtë vendit

06/07/2015:36

Shperndaje:


Njoftimi
Policia e Shtetit njofton se situata e kufizimeve të lëvizjes së shtetasve në kufi, paraqitet:

me Kosovën🇽🇰 lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lirë;
me Malin e Zi🇲🇪 mund të lëvizin vetëm personat që posedojnë një dokument të lëshuar nga laboratorët e akredituar të testimit të COVID-19, jo më shumë se 48 orë më parë, ku vërtetohet se rezultojnë negativ në testin PCR. Nëse është një grup mbi 10 vetë, testi kryhet nga autoritetet malazeze në kufi;
me Maqedoninë e Veriut 🇲🇰lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lirë;
me Greqinë 🇬🇷lejohet kalimi për shtetasit e pajisur me leje qëndrimi dhe ata të pajisur me pasaporta greke, kamionë dhe për rastet të autorizuara nga autoritetet shtetërore greke;
me vendet e tjera të zonës Schengen 🇪🇺nuk lejohet lëvizja e lirë e shtetasve shqiptarë, përveç rasteve të konfirmuara nga autoritetet e këtyre vendeve.
Për të udhëtuar drejt Shqipërisë 🇦🇱 kufiri është i hapur për të gjithë shtetasit e huaj apo shqiptarë, sipas rregullave në fuqi.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Informaliteti në turizëm – kontrolle për pagat, orët shtesë dhe punësimin e të miturve
Restorant “Nëndetsja” kërkon të punësojë Sallatiere. Ofrohet akomodim
Hotel ArtNest në lagjen nr. 1 në Sarandë kërkon Recepsionist/e
2 vëllezër peqinas rrahin me grushta 2 sarandjotë
Klientët bënin muhabet dhe qeshnin në orën 00:30, procedohet penalisht administratori i lokalit – VIDEO
Kompania KADIU zgjeron ekipin dhe kërkon Përfaqësues Shitjesh në Sarandë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.