Plazhi Shpella Lukove
Plazhi Shpella Lukove – VIDEO
Plazhi Shpella Lukove – Vija bregdetare e Lukovës përbëhet nga një shumëllojshmëri të plazheve të vogla. Dhe një plazh i madh me emrin Shpella Lukove.
Ku ndodhet Plazhi Shpella Lukove
Plazhi i Shpella Lukove gjendet 25 km larg Sarandës
Rruga për në plazhin Shpella Lukove ndjek kodrat poshtë si një rrugë gjarpër midis ullinjve. Është pikërisht kjo pamje që i jep asaj një bukuri unike dhe natyrore.
Lukova është një fshat bregdetar në rrethin e Sarandës.
Lukova konsiderohet si perla e bregut të Jonit. Gjelbërimi i pafund bashkohet në harmoni të plotë me ngjyrën e kaltër të detit Jon… Klima bregdetare gërshetohet mrekullisht me klimën malore… Aroma e portokallit dhe e luleve shumëngjyrëshe lodron në krahët e flladit të shëndetshëm të detit Jon… Ju mirëpret për të zbuluar nga afër mrekullitë e saj dhe ju premton një verë të paharrueshme.
Lukova është një ndër fshatrat karakteristike të bregdetit shqiptar. Ndodhet vetëm 21 km larg qytetit të Sarandës në një pozitë mjaft të favorshme gjeografike. Ofron për pushuesit mundësinë e përzgjedhjes së një pakete mjaft të kombinuar pushimesh. Lukova është rreth e pozicionuar midis qyteteve të Sarandës dhe Himarës. Jo më larg se 30 minuta udhëtim, nga këto dy pika.
Fshati shtrihet në dy kodra të veshura me plantacione ullinjsh dhe portokallësh… Në bregdetin e saj të gjerë strehon një numër të madh plazhesh. Plazhet janë të përmasave të ndryshme, duke filluar që nga plazhet e vogla me një atmosfere tejet intime… Po ashtu edhe plazhet plazhi Shpella Lukove dhe Plazhi i Bunecit.
Emri Lukove mundet që vjen nga sllavishtja luk – vend i gjelbër ose pyll i dendur. Vendndodhja e saj e hershme është qyteza e Dhoknës në kodrat e Gjashnjarit që i takon shek. III – II p.e.r. Figuron i dokumentuar në kadastrat e regjistrimit osman të vitet 1431 dhe 1582 me emrin Llukova. Nga Lukova ka qënë Shën Nimfoni, klerik i lartë në Kostandinopoje (Stamboll). Ai ka lindur rreth viteve 50 të shek. XIII. Fillimisht punoi prift në Manastirin e Mesopotamit.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Twitter Saranda Web
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Braktisen punimet e fasadave në Sarandë – FOTO
08/07/1810:15
NJOFTIM PUNËSIMI në Restorant në Bulevardin e Sarandës për Prill-Tetor. Me akomodim & ushqim
08/07/1810:15
Olta Xhaçka: Plazhet ua japim të fortëve mos të vijnë njerëz nga malet me çadra në duar – VIDEO
08/07/1810:15
Freedom House: Demokracia në Shqipëri asnjë përmirësim, liria e medias e përkeqësuar
08/07/1810:15
Vijon aksioni për heqjen e makinave të braktisura nga rrugët e Sarandës
08/07/1810:15
Banori denoncon me lotë në sy: Më dhunuan varrin e gjyshit
08/07/1810:15
SYRI I KALTER
08/07/1810:15
Yacht Premium Hotel hap aplikimet për stafin e restorantit (maj-shtator)
08/07/1810:15
NJOFTIM PUNËSIMI për disa pozicione pune në Blue Sky Bar-Restorant. OFROHET akomodim
08/07/1810:15
Kërkohet kujdestare për orët e natës për një grua të moshuar në lagjen 4 Kodër Sarandë
08/07/1810:15
Rezervime
Dhoma dyshe – Hotel Mesopotam
08/07/1810:15
Apartament 1+1 me pishinë
08/07/1810:15
Dhomë dyshe me ballkon – Vila Park Bujari Ksamil
08/07/1810:15
Apartament 2+1 – City Glow
08/07/1810:15
Dhoma dyshe në Hotel Mesopotami
08/07/1810:15
Suvenire
Suvenire nga Saranda
08/07/1810:15
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 30
08/07/1810:15
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 21
08/07/1810:15
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 19
08/07/1810:15
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 31
08/07/1810:15