Perkeqesohet moti, Në orët e pasdites shtrëngata shiu

06/01/1614:54

Shperndaje:

Perkeqesohet moti, Në orët e pasdites shtrëngata shiu

Orët e pasdites do të shoqërohen me përkeqësim të ndjeshëm të motit që do të shoqërohet dhe me reshje dhe shtrëngata shiu me një intensitet të lartë, ndërsa në lartësitë mbi 800 metra mbi nivelin e detit, pritet të ketë reshje bore gjithashtu të dendura. Rajonet që parashikohet të preken nga përkeqësimi i motit janë Shkodër, Lezhë, Dibër, Tiranë, Elbasan, Gjirokastër dhe Vlorë ku në intervale kohore prej 2-3 orësh, do të ketë reshje shiu që mund të arrijnë në 30-40 mm.

Perkeqesohet moti, Në orët e pasdites shtrëngata shiu

Duke informuar qytetarët ministria e Punëve të Brendshme bën apel përkujdes dhe minimizim të lëvizjeve të panevojshme, kurse prindërit të shoqërojnë fëmijët në shkolla, kopshte e çerdhe. “Sipas buletineve meteorologjike, pritet të ketë një përkeqësim të ndjeshëm të motit, që do të shoqërohet me reshje dhe shtrëngata shiu me një intensitet të lartë, kryesisht në orët e pasdites”


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.