Përdhunimi i 15-vjeçares, Meta: Të ngriheni të gjithë në këmbë për abuzimet seksuale

05/06/2010:57

Shperndaje:


Presidenti Ilir Meta kërkon nga drejtësia që të mos vonojë në nxjerrjen e përgjegjësive për rastin e abuzimit të 15-vjeçares në Kamzë. Kreu i shtetit gjithashtu kërkon nga institucionet arsimore të jenë më të vëmendshme në parandalimin dhe denoncimin e këtyre rasteve tronditëse.
Kur çdo formë dhune tolerohet, justifikohet dhe nuk ndëshkohet nga shteti, atëherë dhuna kthehet në sistem! Vlerësoj dhe e përshëndes reagimin e djeshëm qytetar në protestën marshim të organizuar dje në Tiranë, dhe do t’i mbështes e inkurajoj gjithmonë të gjitha nismat kundër çdo forme dhune dhe abuzivizmi.

Një shoqëri demokratike dhe sociale, nuk mund të ketë evolucion pa inkurajuar përpjekjet për fuqizimin e rolit të grave dhe vajzave, veçanërisht pa përmbushur detyrimet për mbrojtjen e të drejtave të tyre.
I bëj thirrje drejtësisë të mos vonojë në nxjerrjen e përgjegjësive për rastin e abuzimit të 15-vjeçares në Babrru, dhe nxis institucionet arsimore të jenë më të vëmendshme në parandalimin dhe denoncimin e këtyre rasteve tronditëse.

Një shoqëri si e jona, që familjen dhe vlerat e saj i vlerëson të shenjta, duhet të ngrihet e gjitha në këmbë për mbrojtjen e tyre!” shkruan Meta.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Ksamil Explore Office kërkon 2 Punonjës/e për zyrë turistike
Aksident në rrugën Sarandë – Kardhiq: Automjeti përmbyset në rrugë – VIDEO
Pas dorëheqjeve në Konispol, reagon Ergest Dule: S’ka debat, do ripërtërihemi
FAST FOOD GERI kërkon Punonjës për sezonin veror
Digjet një autobus që udhëtonte drejt Sarandës, fatmirësisht pa të lënduar – VIDEO
Të gjithë drejtorët në Sarandë dorëhiqen, aktet e nënshtrimit dorëzohen në tavolinën e  Oltion Çaçi

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.