Një djalë dhe një grua vjedhin para dhe pije në lokal, prangosen nga Policia e Delvinës

06/10/2411:03

Shperndaje:

Një djalë dhe një grua vjedhin para dhe pije në lokal, prangosen nga Policia e Delvinës

 

Policia e Delvinës ka arrestuar dy persona, një djalë dhe një grua, të akuzuar për vjedhje në një lokal. Sipas informacioneve zyrtare, në pranga kanë rënë shtetasit G. T., 22 vjeç, dhe R. O., 38 vjeçe, të dy banues në Sarandë.

 

Ngjarja ka ndodhur më datë 4 tetor 2024, kur të dyshuarit kanë kryer një vjedhje në lokalin e një shtetaseje, duke marrë një shumë të konsiderueshme parash dhe disa pije. Pas hetimeve të shpejta, policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë autorët e dyshuar.

 

Materialet për ngjarjen janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar detajet.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Ngjarje e rëndë në fshatin Gjashtë: 42-vjeçari godet për vdekje 65-vjeçarin me shishe qelqi – VIDEO
ONJEA PARKET NË SARANDË
Një djalë dhe një grua vjedhin para dhe pije në lokal, prangosen nga Policia e Delvinës
Sarandë: 2 gra konfliktohen fizikisht, procedohet njëra prej tyre
BUTRINTI – ORIKU / LIVE NË SARANDA WEB
Prezantohet në Livadhja Skema Kombëtare e Investimeve në Bujqësi – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.