Nada Mecorapaj përjashtohet nga lista e deputetëve “BASHA 2”

23/10/2018:44

Shperndaje:


15 ish deputetë të PD të legjislaturës së fundit, mes te cileve edhe Nada Meçorapaj, ish deputetja e Qarkut  Vlorës, janë përjashtuar nga mundësia për të kandiduar në zgjedhjet e 25 prillit në listën “BASHA 2”.
Një prej 5 vendimmarrësve të Komisionit, Enriketa Papa preferon të mos flasë me emra per te përjashtuarit por tregon kriteret që emrat e skualifikuar nuk arritën t’i plotësonin.  “Ajo që kemi patur parasysh ka qenë maksimalizimi i votës që mbart në vetvete shumë kritere, eksperienca me strukturat, puna në terren, angazhimi për përfaqësim të mirë në fushatën elektorale, individualizmi, janë një kompleks faktorësh që na bënë të nxjerrim listën me 326 persona”, sqaroi Papa për Report Tv.

Nada Mecorapaj ka qenë mjaft aktive me denoncime si në rastin e ndërtimit të një bar restoranti në Butrint, apo edhe aksioneve selektive të policisë në plazhet e Ksamilit.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Informaliteti në turizëm – kontrolle për pagat, orët shtesë dhe punësimin e të miturve
Restorant “Nëndetsja” kërkon të punësojë Sallatiere. Ofrohet akomodim
Hotel ArtNest në lagjen nr. 1 në Sarandë kërkon Recepsionist/e
2 vëllezër peqinas rrahin me grushta 2 sarandjotë
Klientët bënin muhabet dhe qeshnin në orën 00:30, procedohet penalisht administratori i lokalit – VIDEO
Kompania KADIU zgjeron ekipin dhe kërkon Përfaqësues Shitjesh në Sarandë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.