Ministri i Jashtëm grek: Tabelat u hoqën për të respektuar rënditjen e gjuhëve. Marëdhëniet të shkëlqyera

06/05/1912:37

Shperndaje:


Lidhur me heqjen e tabelave dygjuhëshe në Finiq, ka reaguar edhe ministri i Jashtëm grek Jorgo Katragulos, i cili u ka prerë rrugën cdo tentative për të acaruar marëdhëniet mes dy vendeve, por edhe mes komuniteteve në Jugun e Shwipërisë
Katragulos theksoi se kemi një përgjigje nga pala shqiptare, se tabelat u hoqën për të ndryshuar radhën, njëherë shqip pastaj greqisht, çështje e cila mbetet për t’u parë në vijimësi.

“Radha e gjuhës në tabela sipas Shqipërisë, është fillimisht shqip pastaj greqisht. Mbetet të shohim si do veprohet për tabelat. Morëm përgjigje nga Shqipëria. Na thanë se heqja e tabelave u bë për të ndryshuar radhën, fillimisht shqip, pastaj greqisht”, deklaroi Katrugalos

Ai foli edhe për për ecurinë e marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë. Katrugalos tha se lidhur me premtimet për minoritetin grek në Shqipëri mund të ushtrohet një kontroll kur të diskutohet euria e inegrimit të Shqipërisë, proces ky i cili do rtë kalojë përmes respektimit të minoritetit dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me një vend anëtar të BE-së.

“Kemi angazhim të plotë, kemi dhënë premtime për minoritetin grek në Shqipëri. Vihet re një vonesë, por njëkohësisht kemi mundësinë të ushtrojmë kontroll pasi në qershor diskutohet ecuria e integrimit të Shqipërisë. Kuptohet që ky integrim kalon përmes respektimit të minoritetit dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me një vend anëtar të BE-së” tha ministri i Jashtëm grek Jorgos Katrugalos.

ARRSH ka shpjeguar se është realizuar heqja e 35 tabelave, të cilat ishin vendosur jashtë standarteve të përcaktuara në Kodin Rrugor dhe pa miratimin e entit pronar të rrugës Autoritetit Rrugor Shqiptar.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.