Mbledhje urgjente e PD Sarandë, rrebelohen militantët

17/12/1714:34

Shperndaje:


Mesditen e sotme ne seline e PD Sarande eshte mbajtur nje mbledhje urgjente.
Tema e diskutimit ishte organizimi i sa me shume pjesmarresve per protesten e neserme qe opozita do te mbaje perpara parlamentit per te kundershtuar zgjedhjen e kryeporukorit me shumice te thjeshte.
Demokratet e Sarandes kane qene te ndare ne mendimet e tyre lidhur me pjesmarrjen ne proteste, pasi sipas tyre, ata protestuan pergjate 3 muajve ne Cader dhe Basha i tradhetoi ne nje takim 3 ore me Ramen.
Demokratet e Sarandes kane kerkuar te dine se per cfare do te protestohet diten e neserme dhe kane kerkuar qe protesta te mos ndalet deri ne rrezimin e qeverise.
Kryetari Hariz Mema i eshte pergjigjur pjesmarresve ne mbledhje se porosia e kryetarit Basha eshte per nje pjesmarrje masive dhe se protesta do te jete kunder zgjedhjes se kryeprokurorit dhe jo kunder qeverise.
Ky moment ka irrituar te pranishmit, te cilet jane shprehur se ne nuk mund te shkojme per nje proteste 2 ore ne Tirane dhe te kthehemi dhe kane kerkuar te njoftohen ne momentin kur opozita do te protestoje per rrezimin e qeverise.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Klienti qethej kur u godit me thikë: Publikohen pamjet e plagosjes në Sarandë – VIDEO
Taverna Erjoni kërkon të punësojë Kamarier/e Restoranti
Deputetët Llajo dhe Bido ftojnë qytetarët për takimet e “pranisë besnike”
Tre të rinj plagosen me thikë në Sarandë, dy në pranga dhe një në kërkim
Xhorxhi Vasili: Saranda pa aktivitete sportive gjatë sezonit turistik
Lavazho Nr.1 në Sarandë kërkon punonjës me eksperiencë. Ofrohet Akomodim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.