Marrëveshjet me Greqinë, Idrizi: Çamëria u tradhtua. Duam të ulemi në tepsi

24/06/1814:14

Shperndaje:


 

PDIU dhe Shoqata Çamëria kanë bërë homazhe në Varrezat e Kllogjerit në Konispol. Në këtë vend më shumë se 2900 shqiptarë të Çamërisë kanë humbur jetën pasi u dëbuan me dhunë nga trojet e tyre në Çamëri. Mijëra shqiptarë udhëtuan drejt Varrezave të Kllogjerit në Konispol, për të marrë pjesë në këtë pelegrinazh, me rastin e 74-vjetorit të genocidit grek, mbi shqiptarët e Çamërisë.
Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, tha se të parët nuk harrohen dhe se çështja çame zgjidhet nëse në tavolinën e bisedimeve do të jenë PDIU dhe Shoqata Çamëria.
Sovraniteti Kombëtar, Çamëria e identiteti kombëtar nuk negociohen, por zgjidhen me reciprocitet e dinjitet. Që të zgjidhet çështja çame duhet të jenë në tryezë vetë çamët, Shoqata “Çamëria” e PDIU, se na është dashur t’ju mesonim dhe historinë e Çamërisë, ngaqë nuk e kishit haberin… e pastaj do ta gjeni dhe forcën dhe argumentin. Po si është e mundur që këta politikanë që i vërsulen njëri-tjetrit si të dehur nga hashashi e pushteti, shburrërohen e të mbesin në dorë, kur ulen me grekun… Kështu duan të na e vrasin xhixhon dhe nunë, duke ju harruar emrin! Por, pse mund të harrohen të rënët tanë që vijmë i takojmë përvit këtu në Kllogjer!.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.