Marrëveshje për detin? Milo: Kush e nënshkruan asgjësohet jo vetëm politikisht

10/09/2020:52

Shperndaje:


Historiani Paskal Milo i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Open’ ka folur rreth marrëveshjes për Detin
Ai është shprehur se deri më tani nuk ka pasur asnjë marrëveshje, pasi nuk ka pasur negociata.
Ndër të tjëra ai ka deklaruar se asksuh nuk mund të guxojë të bëjë një marrëveshje të fshehtë për një çështje të tillë, duke shtuar se kushdo që e bën do të asgjësohet politikisht.
Po ashtu ai bën thirrje që nuk duhet të përsëritet marrëveshja e vitit 2009.

“Çdo marrëveshje tjetër nga kushdo që të bëhet apo të nënshkruhet do të jetë e pafalshme nëse nuk do jetë brenda atyre interesave kombëtare që çdo vend përpiqet dhe lufton t’i mbrojë.
Kjo do të thotë që duhet të arrihet një marrëveshje e ndershme e drejtë mbështetur në të drejtat ndërkombëtare. Mbi të gjitha do të ketë kompromise që do vijnë pas një shtrimi përgjegjësise serioze për të gjetur kompromisin e duhur, dhe jo për të bërë përpjekje për të ja hedhur njëri tjetrit.
Mendoj që pas deklaratave që ka bërë kryeministri grek dhe ai shqiptar ka vetëm zhurmë. Negociata nuk ka patur që dy vite. Nuk ka marrëveshje pa negoziata dhe nuk ka negociata pa grupe negociatore.
Nëse guzon një politikan shqiptar të bëjë një pakt të fshehtë ose një marrëveshje kaq të rëndësishme në mënyrë të fshehtë ai është i asgjësuar politikisht.
Domethënë që askush nuk guxon që për çështje të tilla të mos jetë transparent me opinionin publik. Nuk duhen përsëritur ato gabime që u bën në 2009.”- shprehet Milo.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.