Vazhdon shëtitja e lopëve në Ksamil, asnjë reagim nga Bashkia

 Po bëhet dita e tretë që nga banorë të Ksamilit po vijnë në Saranda Web denoncime për atë që po ndodh në qytezën e tyre turistike. Megjithëse kemi hyrë në sezonin turistik dhe nga ana e bashkisë u ndërmorën disa masa për largimin e bagëtive nga Ksamili, situata vazhdon të jetë e njëjta. Banorët kanë denoncuar në Saranda Web faktin se edhe aksioni për largimin e bagëtive nga qyteza turistike nga ana e Bashkisë Sarandë u bë në mënyrë klienteliste, duke larguar vetëm bagëtitë e disa personave pa mbrojtje dhhe duke lënë bagëtitë e tarafit të drejtuesve të Njësisë Bashkiake Ksamil. Qytetarët e Ksamilit e shikojnë të ardhmen e tyre te lidhur ngushte me  turizmin, por kjo situatë po e shndërron qytezën në gazin e botës, ku turistët që vizitojnë Ksamilin po e përcjellin me habi atë që ata përditë janë të detyruar të shikojnë.