Legjenda e Syrit te Kalter
Legjenda e Syrit te Kalter
Legjenda e Syrit te Kalter – “Një herë e në një kohë, fryu një erë kaq e fortë, sa tundi detin nga fundi dhe deti nxori një gjarpër… Ra një re dhe gjarprin e hodhi në malin e Sopotit… Gjarpri gjigant hante kafshët e njerëzit dhe të mbjellat i prishte… U ngrit një plak, ngarkoi një gomar me thasë me eshkë dhe vajti afër lubisë e i vuri zjarrin eshkës. Kur gjarpri hëngri gomarin, zjarri i eshkës përbrenda e dogj. Bisha briti, ‘Ku je ti det, që më bëre kokën dhe ti lumë, vëllai im…!’. E u shtri për vdekje. U nis deti nga Vivari dhe lumi nga Sopoti, por s’e proftasën dot. Në agoninë e ngordhjes gjarpri përplaste bishtin në faqen e malit, ku mbetën shenjat që duken. Qysh nga ajo kohë deti me malin janë të lidhur me njëri-tjetrin si baba e bir”.
Legjenda e Syrit te Kalter – Si u përsërit
Legjenda e Syrit te Kalter – Në tetor të vitit 2002 bukuroshja e “nënës natyrë” ishte në agoninë e vdekjes.
Të gjithëve u erdhi keq, por vetëm kaq.
Për koincidencë, pikërisht kur drejtuesit e Leçes erdhën në Shqipëri për të biseduar për Syrin e Kaltër, ai shteroi dhe u kthye në një sy të verbër, me ngjyrë të bardhë.
Shumë njerëz në Sarandë besuan se ishte gishti i Zotit.
Legjenda e Syrit te Kalter – Kush e pagëzoi
“Ishte dënim për ata që donin ta shisnin”, pëshpëritnin.
“Katër ditë luftoi uji i Syrit të Kaltër me lumin që i lëshonte nga sipër gurë dhe zhavorr”, thoshin të moshuarit.
Emërtimi Syri i Kalter ka lindur shumë më vonë, në vitet ’50, kur u bën studimet e këtyre burimeve për t’i përdorur në hidrocentralin e Bistricës. Thuhet se emrin, ia vuri një prej inxhinierëve të rinj, të cilit i kujtonte sytë e kaltër të së fejuarës së tij.
Thonë se të gjithë inxhinierët që endeshin në këto burime e quanin kështu. S’mund ta quaje ndryshe një burim aq të kaltër, me një rreth jeshil dhe me një njollë të zezë në mes. Mene Lula eshte një prej inxhinierëve ndërtues të hidrocentralit së Bistricës. Ai thotë se edhe pelegrinazhi që bëjnë sot nuset në ceremoninë e martesës, duke kaluar para se të hyjnë në shtëpinë e re të dhëndrit, ka lidhje me hyjnizimin e mistifikimin e kësaj dhurate të natyrës. Kjo simbolizon pastërtinë morale, bukurinë femërore. Por edhe hijeshinë e nuses-nimfë të dalë nga ujërat kristal, sipas legjendës së Panit të Madh.
Website sarandaweb.net
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb
Na ndiqni:
Postimet e fundit
NJOFTIM PUNËSIMI NË HOTEL IL CONTE DI MONTE CRISTO NË SARANDË
14/01/2314:32
Policia Bashkiake Sarandë ngre alarmin: Po na zaptojnë hapësirat publike me rulot
14/01/2314:32
Ekipi i basketbollit të shkollës “Adem Sheme” Sarandë shkon në finalen e madhe ndaj Shkodrës
14/01/2314:32
Manjola Nikollo: Ina Zhupa më ka bërë intriga dinake
14/01/2314:32
Furtunë në PD Sarandë, Manjola Nikollo rrebelohet ndaj “procesit të intriguar”
14/01/2314:32
Njoftim punësimi në hotel për Punonjëse Pastrimi, Kuzhinë për mëngjeset dhe Kamariere
14/01/2314:32
“Aquamarine Apartments” në Shëtitoren e Sarandës, kërkon Punonjëse Pastrimi
14/01/2314:32
Rrethohet me rrjetë teli Kurora e Gjelbër e Sarandës, reagon Policia Bashkiake
14/01/2314:32
U kap me çifte në shtëpi, arrestohet nga Policia e Delvinës
14/01/2314:32
Colosseum Hotel Restaurant kërkon të punësojë Banakier/e dhe Sanitare hoteli. Me akomodim
14/01/2314:32
Rezervime
Apartament 2+1 – City Glow
14/01/2314:32
Apartamenti 6 – Vila Stupende
14/01/2314:32
Dhomë dyshe me ballkon – Vila Park Bujari Ksamil
14/01/2314:32
Apartament 1+1
14/01/2314:32
Apartament në qendër të Sarandës, pranë Shëtitores
14/01/2314:32
Suvenire
Suvenire nga Saranda
14/01/2314:32
DEA e Butrintit, punim në gur nga Agur Kapo
14/01/2314:32
Anija “Liburna” gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
14/01/2314:32
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 18
14/01/2314:32
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 17
14/01/2314:32