Lajm i mirë për futbollin e Sarandës pas takimit të Florjana Kokës me stafin e KS Butrinti

27/01/1718:06

Shperndaje:


Kryetarja e Bashkisë Sarandë Florjana Koka ka zhvilluar sot një takim me stafin e KS Butrinti, ku merrnin pjesë përvec trajnerit të ekipit Adriatik Faslli edhe prindër të lojtarëve.
Pas prezantimit nga kryetarja Koka dhe heshtjes së opozitës ndaj projektit të saj për Akademinë sportive të Sarandës, ku parashikohej që për lojtarët e ekipit të mos kishte shpërblim për djersën e derdhur në fushën e lojës, lojtarë dhe prindër të tyre ishin shprehur mjaft të indinjuar dhe kanë kërkuar një takim me kryetaren e Bashkisë Sarandë Florjana Koka, takim i cili është zhvilluar sot.
Mësohet se gjatë takimit përfaqësuesit e prindërve të lojtarëve kanë kërkuar në mënyrë ultimative që Bashkia, si administratore e klubit, ose të bëjë kantrata me lojtarët dhe të bëjë pagesat e tyre ose në të kundërt nuk do të zbresin në fushën e lojës.
E ndodhur përballë këtij presioni, kryetarja e Bashkisë Sarandë Florjana Koka u ka premtuar lojtarëve se kërkesat e tyre do të përfshihen në Projekt-Buxhetin e Bashkisë që do t’i paraqitet Këshillit Bashkiak për miratim brenda javëve të ardhshme.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Hari Lena GROUP kërkon Menaxher Shitje për Sarandë
La Mar Restaurant kërkon Kamarier/e, Ndihmës Kamarier/e dhe Sanitare
Zyra Western Union Sarandë kërkon Korrier për të shpërndarë pakot
Vodhën skaf dhe gomone në Korfuz, 1 i arrestuar dhe 3 në kërkim – VIDEO
Lamtumirë Andrea Prifti – shembull humanizmi në spitalin e Sarandës
Fast Food STATION kërkon Punonjës Fast Food-i  dhe Punonjëse Pastrimi

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.