Kush je ti që i bie telefonit? Qytetari: Jam Fadili, më jep ndonjë lek! Rama: Paguaj dritat

31/03/2019:13

Shperndaje:


Edi Rama: Kush i bie këtij telefoni, kush je?
Qytetari: Fadili jam
Kryeministri: Edi Rama jam, i radhë për të marrë qëparë por ishte në gjumë a…nuk e hape
Qytetari: Jo po të kopshti isha
Edi Rama: Se ka edhe nga këto raste që janë edhe në gjumë dhe thonë pse na shqetëson. Çfarë problemi ke?
Qytetari: Kam punuar këtu dhe në Greqi, por tani më është bllokuar puna dhe nuk marrim asgjë, duhen paguar dritat. Duam ndonjë ndihmë
Edi Rama: Ku do të shkosh që do të lëvizësh?
Qytetari: Nga Saranda nga ato male
Edi Rama: Ore ca Sarande, nuk ke punë nëpër male, hajde të përqafoj
Qytetari: Ndonjë ndihmë me ndonjë lek nëpër duar
Edi Rama: Lekë nëpër duar nuk ka, do të mundohemi të mbajmë frymën gjallë
Qytetari: Duhen paguar dritat, ca do të bëjmë?
Edi Rama: Do i paguash të gjitha se nuk ke nga shkon, ne do të ndihmojmë për të ekzistuar
Qytetari: Mos na presin dritat dhe ujin?
Edi Rama: Dritat janë mall, po i konsumove do i paguash. Dritat do i paguani dhe kaq.  Kush e ka më të vështirë ti ndezë sa më pak dhe të kursejë.

VIDEO https://youtu.be/75SLPkLQzyo


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Informaliteti në turizëm – kontrolle për pagat, orët shtesë dhe punësimin e të miturve
Restorant “Nëndetsja” kërkon të punësojë Sallatiere. Ofrohet akomodim
Hotel ArtNest në lagjen nr. 1 në Sarandë kërkon Recepsionist/e
2 vëllezër peqinas rrahin me grushta 2 sarandjotë
Klientët bënin muhabet dhe qeshnin në orën 00:30, procedohet penalisht administratori i lokalit – VIDEO
Kompania KADIU zgjeron ekipin dhe kërkon Përfaqësues Shitjesh në Sarandë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.