Konfirmohet vullneti i banorëve të Finiqit, Kristaq Kico merr mandatin

Gjykata e Sarandës më datë 18 Korrik kishte shtyrë vendimin për njohjen e mandatit për kandidatin fitues në zgjedhjet e 30 Qershorit në bashkinë e Finiqit, Kristaq Kiços.

Gjykata e Sarandës e shtyu për një tjetër seancë gjyqësore njohjen ose jo të mandatit për Kristaq Kiçon, kandidatin fitues në Finiq, pasi kryetari aktual që kandidoi si i pavarur Leonidha Hristo ka depozituar një video ne Kolegjin Zgjedhor për korrupsion.

Ditën e sotme mësohet se Kolegji Zgjedhor ka vendosur të rrëzopjë kërkesë padinë e Leonidha Hristos për mosnjohjen e mandatit të Kristaq Kiços me pretendimin se ka manipuluar votimet dhe për këtë ka edhe pamje filmike sipas tij.

Kujtojmë se Hristo kandidoi si i pavaruar në zgjedhjet e 30 Qershorit përballë kryetarit te “MEGA”-s dhe kandiatit Kristaq Kiço i cili fitoi me propozimin dhe mbeshtetjen e Partisë Socialiste.