KLSH kërkon të mos ndalet hetimi për kryebashkiaken e Sarandës

24/11/1719:29

Shperndaje:


Sipas KLSH-së, hetimet nuk janë zhvilluar si duhet dhe konkluzionet dhe arsyetimi juridik në lidhje me faktet është i gabuar.
“Në lidhje me çështjet e sipërcituata evidentohet fakti që ato nuk janë trajtuar plotësisht, saktë dhe drejtë, në vendimin e pushimit të organit të Prokurorisë në të cilin nuk janë marrë në analizë një sërë faktesh tepër të rëndësishme të përmendura në materialet kallëzuese të KLSH-së, duke arritur më pas në konkluzionin e gabuar që shkeljet e konstatuara nga KLSH nuk përmbajnë elementë të figurës së veprës penale.
Për rrjedhojë, të bindur në faktin që ky vendim pushimi i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë është një vendim i padrejtë dhe i mbështetur në një hetim jo të plotë, të mangët dhe jo në përputhje me faktet, gjetjet dhe konkluzionet e përmendura në materialet kallëzuese të KLSH, paraqesim para Gjykatës ankimimin tonë në lidhje me vendimin e pushimit të datës 31.07.2017 “Për pushimin e procedimit penal nr.242 të vitit 2017” duke kërkuar vazhdimin e mëtejshëm të hetimeve në lidhje me kallëzimin penal të KLSH, si dhe rezervimin e të drejtës të paraqitjes së sqarimeve dhe argumenteve të mëtejshëm në procesin që do të zhvillohet për këtë ankim”, thuhet në kërkesën e KLSH-së të firmosur nga kryetari Bujar Leskaj, drejtuar Gjykatës së Sarandës.
KLSH kishte dërguar ne prokurori kallëzim penal për kryetaren e Bashkisë Florjana Koka si dhe 6 zyrtarët: Kristaq Kali, Agron Tepelena, Eleron Gjoni, Pëllumb Halimi, Teuta Stroka si dhe Jorgo Mitro.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Ina Majko emërohet zv.ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Shelegari 15 ditë pa ujë të pijshëm – Banorët: pimë ujë nga kanali
Njoftim punësimi për staf në Restorant Piceri SUNSET në Ksamil
Policia: Kapet një shpërndarës në Sarandë, iu gjetën doza gati për shitje
Kompania Greke Infovest ofron mundësi për të punuar nga shtëpia
Qeni kafshon një të moshuar, nis procedimi penal ndaj pronarit

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.