Këshilli Bashkiak Sarandë, Miratohet paketa fiskale

28/12/1519:24

Shperndaje:

Këshilli Bashkiak Sarandë, Miratohet paketa fiskale

Vazhdon akoma mbledhja e Këshillit Bashkiak të Sarandës. Mbledhja e fundit për këtë vit filloi rreth orës 16 : 00 dhe është akoma në vazhdim. Këshilltarët në rendin e parë të ditës kishin miratimin e paketës fiskale e cila kaloi me shumicë votash. Në rendin e dytë të ditës ishte kalimi i aseteve të ujësjellësit të Ksamilit dhe Çukës nën administrimin e Bashkisë Sarandë. Kjo ka qenë edhe tema më e shumëdebatuar në këshill e cila vazhdon ende. Duket se mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak për vitin 2015 do të zgjasë shumë orë për shkak të pikave në rendin e ditës të cilat janë 7.

1. Projekt-Vendime.
Miratimi i Paketës Fiskale për vitin 2016.
Për kalimin në administrim të Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Sarandë të aseteve të Ujesjellësit Ksamil dhe Çukë.
Për përfitimin e bursave për studentët e vitit të parë që vazhdojnë arsimin e lartë për vitin shkollor 2015-2016.
Për pjesëmarrje në themelimin e Shoqërisë Aksionere “Konsorciumi për Zhvillimin e Rajonit Vlorë-Gjirokastër” Sh.a
Për dhënien e ndihmës ekonomike për periudhën 1-31 Dhjetor 2015.
Për dhënien e ndihmës ekonomike për periudhën 1-31 Dhjetor 2015 (nga të ardhurat)
2. Të ndryshme.

Shënim:

Komisioni i Çështjeve Juridike, Rendit dhe Emergjencave Civile, është mbledhur ditën e martë, datë 22.12.2015, në orën 10.00.
Komisioni i Arsimit, Kulturës, Sporteve dhe Shoqërisë Civile, është mbledhur ditën ditën e martë, datë 22.12.2015, në orën 11.00.
Komisioni i Ekonomisë dhe Financës, është mbledhur ditën e mërkurë, datë 23.12.2015, në orën 10.00.
Komisioni i Urbanistikës dhe Territorit, është mbledhur ditën e mërkurë, datë 23.12.2015, në orën 11.00.
Komisioni për Shërbimet Publike, Strehimit dhe Çështjeve Sociale, është mbledhur ditën e mërkurë, datë 23.12.2015, në orën 12.00.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.