Kapen me 76 kg kanabis në Borsh, do ta trafikonin drejt Greqisë

11/01/1611:38

Shperndaje:

Kapen me 76 kg kanabis në Borsh, do ta trafikonin drejt Greqisë

Operacion antidrogë, sekuestrohen droge e armë !

Sekuestrohen 76 kg lëndë narkotike “Cannabis sattiva”, 1 armë zjarri “Automatik” dhe 2 automjete, në aksin rrugor “Borsh-Sarandë” ! Arrestohen në flagrancë 2 drejtuesit e mjeteve njëkohësisht dhe posedues të lëndës narkotike!

Arrestohen shtetasit:

1. Taulant Lamaj, 32 vjeç, banues në fshatin Selenicë -Vlorë.

2. Olgert Lamaj, 33 vjeç, banues në fshatin Peshkëpi -Vlorë.

image-ed42fa0f0bd1d1ad3a8240ff891f8a2fae8408c850e67c28312d630f4324ee5e-V

Strukturat e Policisë, në bazë të informacione të siguruara në rrugë operative, kishin konkluduar se këta dy shtetas do të transportonin një sasi lënde narkotike nga fshati “Kuç” i Vlorës, në drejtim të qytetit të Sarandës dhe më pas me destinacion final në shtetin Grek. Shërbimet e Policisë, gjatë orëve të para të mëngjesit, në aksin rrugor “Borsh- Sarandë”, kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasve: Olgert Lamaj, i cili posedonte mjetin tip “NISAN” me targë: AA948JN, në të cilin Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit që i kanë bërë këtij mjeti, kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike prej 76 kg “Cannabis”, e cila ishte e ndarë dhe e paketuar në 38 pako (2 kg secila) të mbështjella me letër natribani të tejdukshme. Gjithashtu, në të njëjtin vend (50 m me larg) është gjetur i parkuar mjeti tip “BMW-X5” me targë: AA564MP, me drejtues mjeti, shtetasin: Taulant Lamaj, në të cilin Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri “Automatik” model 56.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 76 kg lëndë narkotike “Cannabis sattiva”,

– 2 automjete (“NISAN” dhe “BMW-X5),

– 1 armë zjarri të llojit “Automatik” model 56.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprat penale “Prodhim, shitje e lëndëve narkotike” dhe “Armëmbajtje pa leje” kryer në bashkëpunim.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.