Kandidatet e PS takime ne Navarice

17/06/1711:03

Shperndaje:


Kandidatet e PS takime ne Navarice

Kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste Alket Hyseni, Andrea Marto dhe Lindita Kondi zhvilluan një takim elektoral me banorët e fshatit Navaricë, pjesë e bashkisë së Finiqit ku prezantuan programin elektoral të PS-së. “Ne jemi në dijeni të problemeve tuaja dhe po përpiqemi t’i japim një zgjidhje sa m të shpejtë. Ndërhyrjet e para në zonën tuaj do të fillojnë nga rrugët”, – shpreh kandidati Alket Hyseni. Sipas tij, paralelisht do të punohet edhe me zonat rurale për të përfunduar kanalet kulluese dhe vaditëse pasi kjo tokë pjellore mund të sjellë miliarda lekë përfitime për banorët vetëm përmes bujqësisë dhe blegtorisë. Ndërkohë kandidati për deputet Andrea Marto u fokusua tek mbështetja që ka premtuar kryeministri Edi Rama për zonat e minoritetit, sidomos për bashkinë e Finiqit.
Gjatë bashkëbisedimit banorët e Navaricës kërkuan ndihmën e kandidatëve të Partisë Socialiste për regjistrimin e tokave të përfituara me ligjin 7501, por që ende nuk janë regjistruar zyrtarisht në hipotekë.
Për këtë çështje kandidati Alket Hyseni u shpjegoi banorëve se VKM është pothuajse gati dhe shumë shpejt qeveria Rama 2 do të përfundojë këtë proces kaq të rëndësishëm.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.