Kamikazët e Rilindjes në Sarandë intensifikojnë aksionin e rryshfetit

11/02/1713:02

Shperndaje:


Javët e fundit qytetarët në Sarandë pëshpërisin gjithmonë e shumë për një rritje të intensitetit të kërkimit dhe marrjes së rryshfetit.
Megjithëse qytetarët nuk marrin guximin të flasin hapur, duke u justifikuar me shprehjen “le ta gjejë nga ndonjë tjetër”, bëhet fjalë për drejtoritë që drejtohen nga kamikazë të Rilindjes, njerëz që vetëm me postin që mbajnë nuk i lidh asgjë dhe ku për një firmë dhe një vulë minimumi kërkohen 500 euro.
Qytetarët nuk dijnë për kë të qahen më parë, për drejtorët pensionistë që as të lidhin e as të zgjidhin, apo për kamikazët që janë lëshuar si çakenj për të rrjepur këdo që u del përpara, duke shfrytëzuar firmën dhe vulën.
Nga burime të Saranda Web mësojmë se ndaj tyre janë bërë shumë denoncime deri edhe në Kryeministri, por mesa duket këta njerëz janë lënë për t`u përdorur edhe si kamikazë në blerjen dhe vjedhjen e votave në zgjedhje.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Artan Meçani emërohet trajner i ri i skuadrës Butrinti
KLSH: “Energo-Sas” kishte dijeni për çarjet në digë para se të ndodhte katastrofa
Magazinë me materiale ndërtimi në Qafë Gjashtë kërkon Shofer
Restorant “Lori” në Ksamil kërkon Zgarist dhe 2 Pjatalarëse. Ofrohet akomodim
Plagoset me çifte: Më goditi një gjuetar natën në mal. Policia dyshuese
Akt i rëndë vandalizmi – Dhunohet varri (FOTO)

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.