Kalaja e Vivarit, Butrint (Kalaja e Ali Pashës)

09/11/218:38

Shperndaje:

Kalaja e Vivarit – Butrint (Kalaja e Ali Pashës)


Kalaja e VivaritNjë kështjellë tjetër katërkëndëshe ndërtoi në Butrint Ali Pasha, pranë grykës së derdhjes në det të kanalit të Vivarit.
Kalaja e Vivarit u ndërtua me nxitim rreth viteve 1807 – 1808, për të ndaluar zbarkimin e ushtrive franceze të Korfuzit. Kështjella ka përmasa 20 x 30 m, me katër kulla të vendosura në qoshet. Dy kullat e drejtuara nga deti kanë planimetri rrethore, ndërsa dy të tjerat, në anë të kundërt janë katërkëndëshe.

Midis këtyre të fundit ndodhet edhe porta kryesore e kështjellës. Një portë tjetër më e ngushtë është hapur në mesin e murit verior, në drejtim të bregut të kanalit. Mënyra e mbrojtjes së kësaj porte të tërheq vëmendjen në mënyrë të veçantë. Përveç dy kullave, që e mbronin nga ana e jashtme, ajo ka dhe një sistem të brendshëm fortifikimi.

Tek kjo kala mund shkohet vetëm me varkë, pasi është e rrethuar nga uji dhe vijon të fundoset cdo vit .Distanca nga Butrinti deri tek kalaja është 10 minuta. Gjatë shëtitjes me varkë mund të shijoni bukuritë natyrore të kanalit të Vivarit dhe shumëllojshmërinë e zogjve dhe gjallesave ujore që jetojnë në këtë zonjë të mbrojtur.

Në afërsi të kalasë ka edhe disa plazhe me rërë që frekuentohen mjaft nga turistët dhe banorët e zonës.

Pas një vizite në parkun Kombëtar të Butrintit dhe Kalanë e Vivarit, dita mund të plotësohet duke vijuar drejt zonës së Konispolit, zonë e pasur me vlera kulturore, historike dhe natyrore, ku mund të shijoni edhe ushqimet tradicionale dhe bio të zonës.

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Twitter Saranda Web

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.