Ja si kujdeset Leonidha Hristo për minoritetin grek


 

Gjatë gjithë këtyre ditëve ka patur një debat të gjerë lidhur me vrasjen e Kostandin Kacifas, ku nga ana e komunitetit të minoritetit grek ka patur një indinjatë, e nxitur kjo edhe nga përfaqësuesit politik të minoritetit. 
Por a ka shkelje më të mëdha të të drejtave të njeriut sesa ata të mos kenë kushte në ambulancat e fshatrave të tyre?
Kjo është godina e ambulancës së fshatit Cerkovicë, Bashkia Finiq. Kjo ndërtesë dikur ka qenë spital rajonal për zonën e Theologos, ndërsa sot kryetari i Bashkisë së Finiqit e ka katandisur si stallë gomerësh, duke mos ushtruar detyrën si drejtues i pushtetit lokal, nën varësinë e të cilit janë qendrat shëndetësore. Ku shkojnë paratë e qeverisë shqiptare që dërgohen për pushtetin lokal si grande për mirëmbajtjen e qendrave shëndetësore?
Më shumë se rastin Kacifas, minoritarët grekë duhet të shqetësohen për qendrat shëndetësore në fshatrat e tyre, pasi ato lidhen drejtëpërdrejtë me jetën e prindërve të tyre të moshuar, por edhe të fëmijëve të tyre kur vijnë për të kaluar disa ditë pushime nëpër këto fshatra.
Kjo qendër shëndetësore nuk e vetmja në këto kushte. Saranda Web në vijëmësi do të sjelli edhe gjendjen në të cilat ndodhen qendrat shëndetësore në fshatrat e minoritetit grek. 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve
Lexoni më shumë
157 mijë euro për rikonstruksionin e 15 banesave të familjeve në nevojë në Delvinë
Lexoni më shumë
SPORT VISION ALBANIA kërkon Shitëse për dyqanin në Sarandë
Lexoni më shumë
Shitet apartament 1+1 i mobiluar në lagjen Kodër, Sarandë. Çmimi 135,000 euro
Lexoni më shumë
Nuk u mbijeton djegieve të rënda, ndërron jetë 37-vjeçari Maridon Dhuli
Lexoni më shumë
Pasticeri Bleta Premium në Sarandë kërkon Kamarier/e
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.