Impresionizmi i deshtuar i Kokedhimes, SALONI si Partia, dhe “Olympia” e tij ne Bashkine Sarande

17/01/1821:57

Shperndaje:


Nga Sofokli Çakalli
Rreth 150 vite me pare, kur Parisi ishte qendra e botes, nje grup I vogel piktoresh fasinante si Édouard Manet, Paul Cézanne, Renoir dhe Claude Monet do te shpiknin artin modern me levizjen e tyre te njohur si “Impressionism”. Si lider i grupit ishte Édouard Manet. Ai ishte nje prej me te vjeterve ne grup, shume simpatik e i shoqerueshem.
Sot, pikturat e tyre varen ne cdo muze arti ne bote dhe veshtire se gjen vepra me te kushtueshme. Por ne vitet 1860, ata luftonin per mbijetese. Monet ishte trokë. Po ashtu Cézanne. Renoir ishte aq I varfer, saqe nuk mund te blente dot as pulla poste per letrat e tij. Askush nuk interesohej per veprat e tyre. Te vetequajtur “Impresionists”, ata uleshin ne stolet e tyre dhe perveçse pikturonin, flisnin per politiken, artin dhe me shume per karrieren e tyre. Ne te vertete, Impresionistet kishin vetem nje brenge:
Si t’ja benin per te hyre ne SALON?
Arti luante nje rol vigan ne Francen e shekullit te 19. Te pikturuarit ishte profesion qe rregullohej me ligj nga Ministria e Shtepise Perandorake dhe Arteve. Nje piktor, normalisht, do fillonte Institutin Nacional Superior te Artit ne Paris, ku ai do merrte edukim rigoroz, por kulmi i karrieres se tyre si piktore ishte SALONI, ekzpozita me e rendesishme ne Europe. Çdo vit, artiste nga e gjithe Europa dergonin pikturat e tyre tek juria e SALONIT. Per disa jave, juria votonte per cdo pikture, shumica refuzoheshin, vetem pak prej tyre kishin privilegjin te hynin ne galeri. Pikturat me te mira fitonin medalja. Humbesit shkonin ne shtepi dhe I pervisheshin punes per vitin tjeter. Aq prestigj kishte Saloni per jeten e nje piktori, sa ne vitin 1866 artisti Jules Holtzapfeel, pasi morri vesh qe vepra e tij nuk u pranua, shkroi “Juria me refuzoi. Do te thote qe une nuk vlej, nuk kam talent”. Me pas, vrau veten.
“Impresionistet” refuzoheshin vit pas viti dhe Saloni u ishte kthyer ne nje mankth. Problemi ishte I thjeshte. Perzgjedhja e Salonit ishte tradicionale dhe shume konservatore. Veprat duhet te ishin te persosura mikroskopikisht, te sakta, me perspektiva proporcionale dhe per me shume te “pranueshme” moralisht. Per keto arsye ekspozita ishte aq e parashikueshme, saqe vizitoret pothuajse e dinin se cfare do shikonin. Skenat e pikturave qe fitonin medalje ishin gjigande, me kuaj e kalores, me teme nga historia franceze apo nga mitologjia greke, me princa te kalter, me tituj si Bejeta e Fundit ose Pafajesia e braktisur.
Mirepo, “Impresionistet” kishin nje ide krejt tjeter per artin. Ata pikturonin njeri-tjetrin, jeten e perditshme dhe pasqyronin realitin e shoqerise. Veprat e tyre ishin te fresketa, e disa te paqarta, ku mund te dalloje gjurmet e furçes. Per jurine e Salonit, keto vepra ishin amatoreske e qesharake. Por çuditerisht, ne vitin 1865, per habine e te gjitheve, SALONI pranoi per te vetmen here nje pikture te Manet te quajtur “Olympia”. Piktura tregonte nje femer te zhveshur, disa mendonin se ishte nje sherbetore e ca te tjere se ishte portreti i nje prostitute. Manet nuk e tregoj kurre se çfare ajo perfaqesonte per te.
Por perseri kishte nje problem. Juria, jo vetem qe zgjidhte cilat piktura pranoheshin, por edhe vendin se ku do vareshin. Punet e dores se dyte e te trete sipas tyre, vareshin neper cepa ose ngjiteshin ne tavan, aq larg saqe emri i piktorit s’dukej fare. SALONI e bente kete si njefare politike per te mos shfaqur pakenaqesi tek piktoret vendas.
Pasi e provuan per disa vite, Impresionistet u dorezuan. Ne 1873, me ne fund, Pissarro dhe Monet, rezikuan gjithcka kishin e propozuan qe Impresionistet te hapnin nje ekzpozite paralele ku nuk kishte medalje, juri apo kompeticion. Çdo teme ishte e pranueshme. Pasi u hap fjala ne qytet, kjo galeri u kthye ne sukses dhe me vone do te quhej Société Anonyme Coopérative des Artistes Peintres, Sculpteurs, Graveurs. Fale saj, bota sot njeh artin modern dhe levizjen Impresioniste te ketyre legjendave guximtare te artit.
Edhe pse analogjia e historise midis Koço Kokedhimes dhe Rilindjes me historine e mesiperme eshte e qarte dhe flet vete, po marr edhe dy rrjeshta per te shkruar edhe nje opinionin tim.
Sikur SALONI te jete Partia, atehere Koçua eshte Impresionisti qe NUK e hapi dot ekzpoziten paralele te lire. Per ironi te analogjise, Koço Kokedhima e provoi te hapte nje levizje te re, te quajtur “Zgjidhja” por u duk se ishte i vetmuar, I dobet dhe I pashprese. Ai nuk arriti dot te grumbullonte rreth vetes “piktore fasinante” per te çuar perpara projektin e tij te ri. Por kjo ka nje shpjegim.
Koçua u vonua shume, morri shume kohe per te kuptuar se Rilindja (SALONI) nuk pranonte t’i nenshtrohej inovacionit e talentit, dy flamure qe ai i trumbetoi gjate fushates.
Per hir te se vertetes, ne fillimet e administrates, Koçua ndermorri nje nisme “underground” me emra neper lista per te prezantuar disa fytyra te reja dhe njerez te kualifikuar ne jug te vendit. Proçesi, edhe pse patjeter selektiv dhe jo-ligjor, mori nje ritem shpresedhenes. Me pas, si çdo gje ne keto vite tranzicion, degradoi ne nepotizem. Ndoshta dora e hekurt e Partise beri qe ne shume poste te vendoseshin rilindas me tipare te shkolles se vjeter ashtu si ato veprat e artit me kalores mbi kuaj. Ketu eshte ku edhe gaboi Koçua, kur Partia (SALONI) sa per ta zbutur egon e tij per fytyra te reja, e lejoi te emeronte “Olympia-n” e tij ne nje cep te vendit, ne Bashkine Sarande. Koço i vetekenaqur me “Olympia-n” e humbi zellin per te promovuar vlerat qe ai I trumbetonte dhe u shnderrua pak e nga pak ne viktimen e vepres se vete. Per te mos shtuar ketu edhe fatkeqesine e Sarandes, e te pature nje drejtuese si “Olympia”, pa kurrfare vizioni, profesionalizmi, krenarie, kualifikimi, eksperience, pergjegjshmerie apo madje edhe karizem.
Koço Kokedhima e kishte shansin, mundesite ekonomike dhe perkrahjen e nevojshme qe t’i ofronte Shqiperise nje levizje “Impresioniste” ne kohen e duhur. Por nuk e beri!
Tani, ashtu siç edhe shprehja e tij e preferuar thote, me duket se eshte teper vone, Miku im Artist!

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.