Fusha ndërton kampin në Bulevard, gati fillimi i punimeve

14/10/1912:03

Shperndaje:


Përfundimisht duket se punimet për rikonstruksionin e Bulevardit në Sarandë do të fillojnë.
Gjatë ditës së sotme në Bulevard janë vënë re kabinat e vendosura nga kompania fituese Fusha shpk, të cilat do të shërbejnë për stafin e punonjësve.
Pavarësisht se nga ana e qytetarëve rikonstruksioni i Bulevardit nuk është parë si prioritet për qytetin, përballë problemeve jetike si furnizimi me ujë, infrastruktura rrugore dhe përfundimit të eko kampusit që do i jepte fund mësimit me 2 turne, duket se mendimi i tyre nuk është marrë parasysh.
Mbetet për t`u parë reagimi i opozitës, eksponentë të së cilës  ishin shprehur se nuk do të lejonin fillimin e punimeve në Bulevard, pa filluar punimet në ujësjellësin e Tatzatit, rrugën e Gjashtë dhe rrugën lidhëse nga Elektriku  me Kanalin e Cukës.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Artan Meçani emërohet trajner i ri i skuadrës Butrinti
KLSH: “Energo-Sas” kishte dijeni për çarjet në digë para se të ndodhte katastrofa
Magazinë me materiale ndërtimi në Qafë Gjashtë kërkon Shofer
Restorant “Lori” në Ksamil kërkon Zgarist dhe 2 Pjatalarëse. Ofrohet akomodim
Plagoset me çifte: Më goditi një gjuetar natën në mal. Policia dyshuese
Akt i rëndë vandalizmi – Dhunohet varri (FOTO)

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.