FNSH operacion në Ksamil dhe Shëndëlli

12/12/1611:04

Shperndaje:


Dhjetra forca të Ndërhyrjes së Shpejtë kanë mësyrë në orët e para të ditës së sotme drejt Ksamilit dhe Shëndëllisë. Për Policinë pista kryesore e vrasjes së Agron Xhezairit mbetet ajo e gjakmarrjes, pasi djali i tij 20 vjeç Albi Xhezairi, i shpallur në kërkim, është i dyshuari kryesor për vrasjen e Aleksandër Bardhit në fshatin Shëndelli, ngjarje e ndodhur më 25 shtator.
Deri tani 10 persona janë shoqëruar për vrasjen e 53 vjeçarit Agron Xhezairi në Ksamil, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e djeshme.
Sipas grupit hetimor, autorët e vrasjes kanë qëlluar nga rrethimi i shtëpisë fqinje e cila aktualisht është e pabanuar. Banesa e viktimës, ndodhet në një zonë të veçuar të Ksamilit, ndaj autorët e kanë pasur të lehtë shënjestrën. Autorët e vrasjes menjëherë pas vrasjes dyshohet se janë larguar me varkë nëpërmjet Liqenit të Butrintit.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se viktima fillimisht ka mbetur i plagosur para shkallëve të banesës dhe ka tentuar që të futet në shtëpi por autorët e kanë qëlluar sërish duke e lënë të vdekur në verandën e banesës banesës.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.