Fillon funksionimin zyra e agjitacion-propagandës në Bashkinë Sarandë

14/01/1719:56

Shperndaje:


Nuk kishte si të ndodhte ndryshe!
Ashtu si institucionet kryesore të vendit, edhe Bashkia Sarandë ka hapur zyrën e saj të agjitacion-propagandës.
Bëhet fjalë për një faqe në facebook, e cila ditët e fundit ka rritur aktivitetin e saj të postimeve.
I çuditshëm mbetet fakti se megjithëse bashkia Sarandë ka një webfaqe në internet, në këtë webfaqe nuk ka asnjë publikim.
Dihet fakti se shumë vizitorë, admirues  apo kureshtarë të qytetit të Sarandës për të marrë informacione rreth Sarandës, kërkojnë ta marrin këtë informacion nga burime zyrtare, sic janë edhe webfaqet e bashkive.
Por në webfaqen e Bashkisë Sarandë nuk ofrohet asnjë informacion as për qytetin dhe as për shërbimet ndaj qytetarëve. Si për cudi, Bashkia Sarandë publikon aktivitete të veta vetëm në faqen e facebook.
E ndërsa mediat nuk informohen asnjëherë për aktivitetet e bashkisë, nga postimet në faqen e facebook duket qartë se Bashkia Sarandë në funksion të propagandës ka mobilizuar profesionistë dhe mjete materiale, të cilat nuk i disponojnë as mediat e qytetit.Screenshot_5

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.