Ekstradohet nga Italia vrasësi i Edmond Mehmetit, vrasje e ndodhur në Sarandë në 2015

19/04/1616:18

Shperndaje:


arrestim-itali-c1200x600
5 shtetas nga Laçi dhe Kruja ishin fiksuar nga një kamera sigurie vetëm pak momente pas vrasjes së marangozit nga Saranda Edmond Mehmeti. Pamjet tregonin qartazi 5 persona që largohen me vrap në këmbë.
Pamjet e kameras së sigurisë ku shfaqen në ikje e sipër 5 personat e dyshuar ka qënë pikënisja e hetimit të policisë që ka çuar më pas në zbulimin e plotë të autorëve.
Gani Hysa, sipas policisë italiane është arrestuar në banesën e tij në shtetin fqinj. Ndërkohë, dyshimet e policisë lidhen me faktin, se pas ngjarjes së ndodhur 10 ditë më parë në Sarandë, ku mbeti i vrarë 32 vjeçari, Gani Hysa është larguar fillimisht në mënyrë ilegale në Greqi, e prej andej ka udhëtuar drejt shtetit italian. Po ashtu, mësohet se Hysa prej disa vitesh jetonte në Itali dhe në Shqipëri ishte kthyer për të kaluar pushimet. Tashmë, pas vënies në pranga të 46 vjeçarit dhe ekstradimit të tij drejt Shqipërisë, ku do të përballet në Gjykatë nën akuzën e vrasjes së 32 vjeçarit.

.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.