Ekipi i Butrintit dhuron spektakël në Gjirokastër

22/09/1613:54

Shperndaje:


luftetari butrintiEkipi i Butrintit dhuron spektakël në Gjirokastër. Diten e djeshne ekipi i futbollit te Butrintit ka zhvilluar nje ndeshje miqesore me Luftetarin e Gjirokastres. Ndonese ishte nje ndeshje miqesore, ekipi i Luftetarit, i cili luan ne superigen shqiptare nxorri ne fushen e lojes 5 futbolliste te formacionit baze.
Butrinti aktivizoi kryesisht futbolliste te rinj te moshes 16-19 vjec. Loja filloi me ritem te shpejte dhe Luftetari rrezikon qe ne minuten e pare duke goditur shtyllen pingule me mozambikasin Reginaldo. Butrinti pas shperqendrimit te minuatave te para, hyn ne lojen e tij me pasime te shpejta dhe te shkurtra. Nga kombinacionet e Butrintit porta e Luftetarit gjatë pjesës së parë u vu rrezik ne 2 raste me ane te sulmuesit kryesor te Butrintit. Pjesa e dytë ka folur e gjitha për futbollistët e Butrintit, por që i ka munguar vetëm goli. Takimi përfundimisht u mbyll me rezultatin 0-0 por ajo që ra në sy ishte forma shumë e mirë dhe loja e bukur e ekipit të Butrinit.
Gjatë ndeshjes së djeshme u aktivizuar këta futbollistë:
Sejdini, Qendro, Kaçupaj, Xhuvani, Lala, Kordha, M. Kasaj, V. Kasaj, Koshi, Bazaj, Gorovelli, Kolonja, Selmani, Gremi 

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Zhduket çobani në Delvinë, kolegu i tij denoncon në Polici
NJOFTIM Punësimi për Kamarier në Fast Food SHEJNI në Sarandë
Parku i Butrintit kërkon Oficer Biletash dhe Specialist i angazhimit me komunitetin
Rama: Hiqni trarët për parkime dhe tendat në lokale, do hani gjoba e ndjekje penale
“IL Pomodoro” punëson Kuzhinier/e, Picier dhe Kamarier/e. Ofrohet akomodim
Qafë Botë: Kufiri i hapur për qytetarët, por i pezulluar për veprimet doganore

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.