Djali i mbretit të Arabisë Saudite viziton Sarandën me jaht

01/06/1616:28

Shperndaje:


jahti Një ngjarje e rrallë është shënuar në brigjet e detit Jon në Sarandë, ku një jaht i pazakontë ka vizituar këto ditë qytetin bregdetar. Ai është ankoruar për disa orë në brigjet e Sarandës dhe pasagjerët e tij kanë bërë një vizitë në Butrint. Jahti vinte nga Greqia dhe me të udhëtonte djali i mbretit të Arabisë Saudite Al Saud.
“Nuk dihet sa të tjerë kanë qenë në bordin e kësaj anije super luksoze, por ajo ka ndaluar në ujrat e Sarandës” thotë për ATSH­-në Drejtori i Agjencisë së Bregdetit, Auron Tare. Dy prej pasagjerëve të anijes kanë vizituar Butrintin dhe i ka shoqëruar vetë Tare për në amfiteatrin e lashtë. Kjo është dhe vet enigma që pikërisht shoqëruesi i tyre nuk ka mësuar shumë gjëra për vizitorët e rrallë, jahtin super luksoz dhe qëllimin e udhëtimit përfundimtarë. Pasi kanë mbaruar vizitën në Butrint, vizitorët e janë larguar në drejtim të Greqisë. “Vizita e këtij super jahti luksoz është një shenjë e mirë për fillimin e sezonit turistik dhe për mundësitë e mëdha që ka turizmi i lundrimit në brigjet shqiptare”, tha Tare.

.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.