DEA E BUTRINTIT

26/11/1619:39

Shperndaje:

Dea e Butrintit


Dea e Butrintit – Perla e zbulimeve arkeologjike të Butrinit është busti i njohur si “Koka e Deas” 50 cm i lartë.

Ky bust i vendosur mbi një shtatore femre i përket shek IV B.C. Ajo u zbulua nga arkeologu Italian Ugolini në vitin 1928.

Fillimisht ai e identifikoi me hyjneshën e qytetit me emrin Dea. Më pas e identifikoi me kokën e Apollonit. Dea e Butrintit sot ndodhet në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë.

Për më shumë VIDEO na ndiqni në kanalin tonë në youtube. Saranda Web

Dea e Butrintit, është koka e një skulpture gjetur në sitin arkeologjik të Butrintit më 1928, me tipare femërore që mund të përfaqësojë hyun Apollon.

Dea e Butrintit – Përshkrimi

Bëhet fjalë për një kokë punuar në një mermer tejet të veçantë për nga gjendja që është gjetur e ruajtur, duke mos pasur asnjë plasje në faqatë.

Me tiparet femërore, mund të përshfaqë hyun Apolon. Ky fragment do të ketë qenë pjesë e një skulpture 2,5 metra të lartë.

Dea e Butrinti – Historia e gjetjes

U zbulua në vitin 1928, gjatë gërmimeve Arkeologjike të misionit Italian në Butrint drejtuar nga konti Luigi Ugolini. Dëshmohet se objekti, me vlera të rralla kulturore dhe historike, u grabit dhe u dërgua në Itali. U rikthye në vendin tonë nga qeveria Italiane në vitin 1981. Ky është versioni i statujës, që sipas gjitha gjasave, paraqet Perëndinë Apollo, në formën e tij androgjene. Ajo zakonisht lidhej me Apolon si muzikant, apo udhëheqës i Muzave, dhe njihej si Apollo i Antiumit, apo Apollo i Cyrenes. Trupi i statujës duhet të ketë qenë mashkullor… Duke paraqitur Apolon të mbështjellur në tunikë.. Duke u mbështetur në një lyrë, apo trung të vogël druri. Ndërsa, siç duket, koka ka tipare femërore… Me flokët e lidhura në dy ndarje mbi kokë, ngjashmëri me statujat e Afërditës… Me lëvizjen e kokës në njërën anë, dhe veti të buta si sytë dhe buzët. Nga madhësia e statujës, mund të sugjerohet se ka qenë statujë tempullore. Pra Butrinti duhet të ketë pasur një tempull të dedikuar Apollos dhe Dafinës.

Gjendet i ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar.

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Twitter Saranda Web

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Ionian Premium Villas kërkon Punonjëse për Pastrim
GRILL REPUBLIKA në Shëtitore kërkon Punonjëse pastrimi dhe Pjatalarëse
Hotel ONIX në Ksamil kërkon Punonjëse Pastrimi
Ishte në gjendje të dehur, djeg aksidentalisht banesën e tij
13 të arrestuar në doganën greke të Mavromatit (Qafë Botë)
Ina Majko emërohet zv.ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.