Butrinti me PPP/ Guri dhe Baçe: Po bëjnë biznes me këtë pasuri. Janë të gatshëm të shesin edhe shpirtin

Të ftuar në studion e FaxNews, akademiku Apollon Baçe dhe ambjentalisti Sazan Guri për të diskutuar për dhënien me PPP të Butrintit.

Baçe shprehet se nuk di se si bëhet ky menaxhim për Butrintin. Akademiku shprehet kjo qeveri është gati të shesë dhe shpirtin.

Gjithashtu Baçe ka folur edhe për fondin e shtetit, që është i pamjaftueshëm për rregullimet.

“Nuk e di pse duhet bërë ky menaxhim për Butrintin. Arkeologë që nuk kanë idenë farë, japin opinione. E njëjta gjë ndodh edhe në Apolloni, nuk e kuptoj. Pse nuk vendosen arkeologë shqiptarë? Arkeologët shqiptar janë më të mirët. Gërmimet në zona arkelogjike kërkojnë profesionistë. Për mua, është e paqartë pse duhet ta menaxhojë një i huaj.”

Ndërsa ambjentalisti Sazan Guri shprehet se duan ta japin Butrintin si biznes dhe se qeveria nuk ka bërë transparencë.

Ambjentalisti shton se shteti kërkon ti japë si biznes pasuritë e popullit.

“Pasuritë e popullit shteti kërkon t’i japë si biznes. Butrinti është një rast shumë i veçantë. Mënyra sesi menaxhohet të bën të dyshosh, pasi nuk ka transparencë. Ligji i ri për muzetë, i detyron të mbrojnë vlerat arkeologjike. Në qoftë se shteti do PPP le ta bëjnë garë të hapur. Pse nuk vendosen arkeologët shqiptarë. Gërmimet në zonën arkeologjike kërkojnë profesionistë. Drejtuesit tanë e kanë për turp të mbajnë stemën e flamurit. Për projektin nuk ka pasur as dëgjesë as komunikim me arkeologët”. Faxweb