Bashkia Finiq nis procedurat për ujësjellësin nga Burimet e Leshnicës, investimi 4.7 miliardë lekë

07/12/2016:48

Shperndaje:


Bashkia Finiq ka hapur procedurat për ujësjellësin nga Burimet e Leshnicës, ujësjellës që do të furnizojë me ujë të gjitha fshatrat në zonën e Vurgut.  Pas ujësjellësit të Merkos, punimet e së cilit kanë filluar prej rreth 1 viti më parë dhe do të furnizojë me ujë fshatrat në zonën e Livadhjasë dhe fshatrat Ninat dhe Markat në Bashkinë e Konispolit, ujësjellësi nga Burimet e Leshnicës është projekti i dytë i madh i Bashkisë Finiq që me përfundimit e të cilëve garantohet furnizim i pandërprerë për të gjitha fshatrat.

Investimi kap vlerën e 4.7 miliardë lekë të vjetra, ndërsa të dy projektet së bashku kapin vlerën e më shumë se 10 miliardë lekëve.

E ndërsa Bashkia Finiq shkon drejt garantimit të ujit të pijshëm për banorët e saj nga burime natyrore, në Bashkinë Sarandë herë pas here zhvillohen tendera për hapje pusesh të rinj në fushën e Vrionit, ndërkohë projektet për garantimin e ujit të pishëm nga burimet e Tatzatit myken nëpër dollapët në bodrumet e bashkisë.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Hari Lena GROUP kërkon Menaxher Shitje për Sarandë
La Mar Restaurant kërkon Kamarier/e, Ndihmës Kamarier/e dhe Sanitare
Zyra Western Union Sarandë kërkon Korrier për të shpërndarë pakot
Vodhën skaf dhe gomone në Korfuz, 1 i arrestuar dhe 3 në kërkim – VIDEO
Lamtumirë Andrea Prifti – shembull humanizmi në spitalin e Sarandës
Fast Food STATION kërkon Punonjës Fast Food-i  dhe Punonjëse Pastrimi

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.